Shkup, 25 dhjetor 2025
Banka Popullore ka mundësuar ueb aplikacion të ri "Krahasimi i të dhënave nga bankat dhe kursimoret për kreditë dhe depozitat për persona fizik", një mjet digjital modern i destinuar për të gjithë qytetarët që duan të krahasojnë lehtësisht ofertat e bankave dhe kursimoreve në vend bazuar në informacion transparent.
Aplikacioni ofron pasqyrë të shpejtë dhe të qartë të normave të interesit dhe kushteve të tjera të rëndësishme sipas të cilave ofrohen kreditë dhe depozitat, në mënyrë që qytetarët të mund të marrin vendime financiare të informuara sipas nevojave dhe aftësive të tyre personale.
Përmes një mjeti të thjeshtë, përdoruesit mund të zgjedhin një lloj kredie ose depozite, të krahasojnë normat e interesit dhe tarifat, të aplikojnë filtra sipas llojit të produktit, shumës, afatit, normave të interesit, si dhe të marrin informacion bazë por të rëndësishëm në lidhje me secilin produkt financiar në një vend.
Me futjen e këtij aplikacioni në internet, Banka Popullore ofron një mënyrë të re, moderne dhe praktike për të krahasuar ofertat e institucioneve financiare, duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në rritjen e transparencës, forcimin e njohurive financiare dhe ndërgjegjësimit financiar.
Të dhënat mbi kreditë dhe depozitat ofrohen nga bankat dhe kursimoret, dhe ato janë përgjegjëse për saktësinë dhe përditësimin e tyre të rregullt.
Banka Popullore, brenda rolit të saj, do të vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj promovimit të transparencës, mbrojtjes së konsumatorit, edukimit financiar dhe besimit në sistemin financiar, përmes zgjidhjeve digjitale në interes të qytetarëve.
Ky aplikacion web mbështetet nga Fondi Europian për Evropën Juglindore (EFSE DF) dhe është zhvilluar me ndihmën financiare të Bashkimit Europian.