Uashington, 25 prill 2022
Banka Popullore është duke shënuar suksese të jashtëzakonshme në fushën e statistikës, gjë që është me rëndësi të madhe për të gjithë ekonomine, sepse këto të dhëna janë bazë e marrjes së vendimeve të duhura nga ana e bartësve të politikës dhe sektorit korporativ. Kjo u theksua në takimin ndërmjet guvernatorës së Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe drejtorin e Departamenin për Statistika të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Luis Mark Dusharm, në kuadër të Takimeve Pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore, të cilat zhvillohen në Uashington, ShBA.
Në bisedën me Departamentin e FMN-së, u theksua se Banka Popullore vazhdimisht punon në përmirësimin e transparencës, cilësisë dhe vëllimit të të dhënave statistikore për gjendjen financiare dhe monetare, që është me rëndësi të veçantë gjatë marrjes së vendimeve për mirëmbajtjen e makroekonomisë dhe stabilitetit të sektorit financiar.
Prej më shumë se para një viti, Banka Popullore filloi me publikimin e të dhënave të llogarive financiare vjetore të ekonomisë vendase, të cilat tregojnë gjendjet e mjeteve dhe detyrimet financiare. Ky është një hap i rëndësishëm për sistemin statistikor të vendit për shkak të informacioneve të detajuara të gjendjes dhe ndryshimeve të mjeteve financiare dhe detyrimet e sektorëve të caktuar, strukturën e tyre sipas instrumenteve financiare të caktuara, si dhe ekspozimin e ndërsjelltë të sektorëve. Llogaritë financiare janë burim i rëndësishëm i informatave për bartësit e politikave ekonomike.
Banka Popullore gjithashtu është duke punuar në përgaditjen e të dhënave të reja statistikore, në përfshirjen e të gjithë treguesëve që janë nën juridiksionin e saj, në përputhje me standardin më të lartë statistikor për shpërndarje të të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar – SDDS plus, të cilin e përmbushin vetëm 27 vende në botë. Janë arritur rezultate të rëndësishme edhe në planin e shpërndarjes së rezultateve, nëpërmjet portalit statistikor “NBStat”.
Gjithashtu, guvernatorja realizoi takime me zëvendës drejtorin e Departamentit të Tregut Monetar dhe Financiar, Kristofer Erceg dhe Departamentin Juridik të FMN-së. Në takimin me Departamentin e Tregut Monetar dhe Financiar u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit të Bankës Popullore me Ekspertët e FMN-së për përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës analitike për administrimin e politikës monetare, zhvillimin e kapaciteteve për vlerësimin e rreziqeve sistematike dhe mirëmbajtjen e stabilitetit financiar, si dhe për mbikëqyrje efikase.
Guvernatorja edhe në këtë rast shprehi falënderimin e saj deri te FMN-ja për mbështetjen që japin në përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të institucionit.