Për pjesëmarrje në garën nacionale në kuadër të Kuizit Evropian të Parasë - njëra nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare, qëllimi i së cilës është edukimi financiar i nxënësve nga mosha 13 deri në moshën 15 vjeçare, këtë vit janë paraqitur 174 klasa, gjegjësisht klasa nga 73 shkolla fillore dhe të mesme nga vendi ynë, gjë që përsëri tregon interesin e madh të të rinjve për këtë garë. Sot, me një takim virtual pune me mësuesit dhe profesorët, koordinatorë të cilët iu përgjigjën Thirrjes publike, filluan aktivitetet për përgatitjen e garës. Në takim, mentorët u njoftuan me materialin për përgatitje nga Banka Popullore dhe Komisioni i Letrave me Vlerë, si dhe me mënyrën dhe rrjedhën e mbajtjes së edicionit të sivjetshëm të Kuizit Evropian të Parasë.
Gara nacionale, pas të cilës do njihen fituesit - dy nxënës që do të përfaqësojnë vendin tonë në finale, do të mbahet më 24 mars të vitit 2021 përmes platformës elektronike „Kahut“.
Kuizi është një projekt i Federatës Bankare Evropiane dhe ka për qëllim të nxisë shkollat dhe kuadrin arsimor në Evropë që sa më shumë të investojnë në edukimin financiar të të rinjve.
Vendi ynë është pjesë e këtij projekti të rëndësishëm për të tretën herë radhazi, nën organizimin e Asociacionit Bankar Maqedonas, në bashkëpunim me Bankën Popullore dhe Komisionin e Letrave me Vlerë, me mbështetje të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Dy vitet e kaluara, përfaqësuesit e vendit tonë ishin nënkampionë evropian.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}