Shkup, 25 janar 2023
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në dhjetor të vitit 2022, realizoi Anketë për aktivitetet e edukimit financiar gjatë vitit të kaluar të cilat u realizuan nga institucionet rregullatore si dhe subjektet nga sektori privat dhe civil të përfshirë në edukimin financiar.
Sipas rezultateve nga Anketa, aktivitetet e edukimit financiar gjatë vitit të kaluar janë rritur në 77% e të anketuarve ofrues për edukim financiar. Gjithashtu, 19% e të anketuarëve janë shprehur se planfikojnë ti rrisin aktivitetet e tyre për edukim financiar të popullsisë. Këto rezultate tregojnë rritje të përpjekjeve të të gjithë pjesëmarrësve në sistemin financiar si dhe të shoqërive civile, për përmirësimin e edukimit financiar të popullsisë, që është krahas zbatimit të suksesshëm të Strategjisë për Edukim Financiar dhe Përfshirje Financiare.
Lidhur me pytjen se në cilën mënyrë ofrohet edukimi financiar i popullsisë, pjesa më e madhe e të anketuarve u përgjigjën se edukimin financiar e marrin më së shpeshti nëpërmjet publikimit të teksteve, materialeve dhe videove edukative në rrjetet sociale (27%) dhe në internet (23%), si dhe nëpërmjet mbajtjes së ligjeratave edukative me pjesëmarrje fizike (23%). Një pjesë më e vogël e subjekteve i referoheshin mbajtjes së ligjeratave online (15%), si dhe komunikimit të drejtëpërdrejtë me klientët (12%), gjë që është më karakteristike për subjektet private financiare. Kjo tregon se ofruesit për edukim financiar përshtaten ndaj nevojave dhe kërkesave të grupmoshave të ndryshme të popullsisë dhe rrjedhimisht përdorin edhe kanale moderne dhe klasike të edukimit financiar, duke e siguruar në atë mënyrë disponueshmërinë e tij më të madhe.
Për rritje të mëtejshme të përfshirjes financiare, pjesëmarrësit në numër më të madh u shprehën se është i nevojshëm edukim financiar më i lartë për popullsinë (46%), pastaj edhe transparencë më të madhe e subjekteve financiare (23%). Gjithashtu, sipas të anketuarve, për të rritur përfshirjen financiare është e nevojshme edhe mbrojtja e konsumatorëve (14%) dhe digjitalizimi dhe futja e FinTek shërbimeve (13% nga përgjigjet). Këto rezultate janë në pajtim me përpjekjet e përcaktuara tashmë për rritjen e aktiviteteve për edukim financiar në vendin tonë. Njëkohësisht, Banka Popullore vazhdon me aktivitetet për mbrojtje të konsumatorëve, transparencë më të madhe të ofruesve të shërbimeve financiare dhe digjitalizimit, siç parashihet në Strategjinë.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}