Transparenca e Bankës Popullore është bazë për besueshmërinë e politikave dhe stabilitetin makroekonomik
Shkup, 24 shtator 2021
Aktivitetet për transparencë më të madhe, të cilat vazhdimisht ndërmerren nga Banka Popullore, kontribuojnë në besueshmërinë e politikave të udhëhequra nga Banka Popullore si dhe në stabilitetin e sistemit financiar. Kjo u vlerësua në takimin midis guvernatorës së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe ambasadorit të Mbretërisë së Spanjës në vend, Emilio Lorenzo Serra.

Shkëlqesia e Tij, ambasadori Serra, theksoi se përshëndet funksionimin transparent të Bankës Popullore dhe informimin e publikut, veçanërisht në fushën e treguesve dhe parashikimeve makroekonomike, dhe zhvillimet në sistemin bankar si bazë për të kuptuar më qartë situatat makroekonomike në vend.
Në takim, guvernatorja e Bankës Popullore iu referua situatës ekonomike të këtij viti, duke theksuar se politika e lehtësuar monetare kontribuon në rimëkëmbjen e ekonomisë. Në gjysmën e parë të këtij viti, u realizua rritje prej 5.2%, e cila është pothuajse plotësisht në përputhje me parashikimet e Bankës Popullore (5.4%). Sipas parashikimeve më të fundit makroekonomike, pritet që aktiviteti ekonomik të kthehet në nivelin e para krizës në fillim të vitit 2022. Guvernatorja Angelovska-Bezhoska vuri në dukje se masat e Bankës Popullore mundësuan uljen e çmimeve të kredive dhe rritjen e vazhdueshme të kredive gjatë periudhës pandemike. Në këtë drejtim, u vlerësua se sektori bankar deri më tani është përballuar mirë me rreziqet e pandemisë dhe është i gatshëm t'iu përgjigjet sfidave edhe në të ardhmen. Rimëkëmbja graduale e ekonomisë, e cila është e vazhdueshme, kontribuon pozitivisht në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar dhe zbut rreziqet sistemike. Sidoqoftë, pasiguria e krizës me koronë, imponon nevojën për gatishmëri të vazhdueshme dhe monitorim vigjilent të situatës, në mënyrë që të merren masat e duhura për t'u përballë me sfidat.
Në takim u diskutuan edhe perspektivat evropiane të vendit tonë, ku u vlerësua se procesi i integrimit evropian ka potencial të kontribuojë në forcimin e potencialit institucional dhe zbatimin e reformave strukturore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}