Edhe gjatë Kovid krizës, sektori i eksportit është thelbësor për ekonominë. Përvojat tregojnë se për një konvergjencë më të shpejtë reale, për ekonomitë e vogla dhe të hapura nevojitet përshpejtimi i eksportit dhe thellimi i integrimit në ekonominë ndërkombëtare. Këtë, ndër të tjera e thekson Anita Angelovska-Bezhoska në edicionin „Top 100 izvoznici“ në portalin e specializuar „Izvov.mk“.
Duke theksuar se nuk duhet të shpikim faktorë afatgjatë, themelor të rritjes tonë ekonomike dhe konvergjencës së të ardhurave, guvernatorja thekson se për një ekonomi të vogël, të hapur siç është e jona nevojitet përshpejtim i mëtejshëm i eksportit dhe thellim i integrimit në ekonominë ndërkombëtare për të arritur konvergjencën e të ardhurave.
„Në këtë sferë, në periudhën para pandemisë kishim një përparim të konsiderueshëm, si rezultat i rritjes së investimeve të huaja, posaçërisht në industrinë e automobilave, që e lidhën ekonominë tonë me zinxhirin gjerman të prodhimit dhe njëkohësisht ndihmoi edhe për rritjen e tregtisë së jashtme, veçanërisht eksportit. Me këtë u forcuan lidhjet me ekonominë evropiane, por edhe kontributi i eksportit për rritjen e PBB-së“. - thekson Angelovska-Bezhoska.
Përvojat ndërkombëtare tregojnë se integrimi tregtar dhe financiar mund të ndikojnë pozitivisht në të ardhurat përmes disa kanaleve: përmirësimi i produktivitetit dhe konkurrencës së ekonomisë, diversifikimi i strukturës ekonomike dhe të eksportit, dhe bashkë me të edhe diversifikimi i rreziqeve, niveli më i lartë i sofistikimit të eksportit, gjegjësisht vlerës së shtuar, si dhe financim më i qëndrueshëm i rritjes përmes investimeve të huaja të drejtpërdrejta.
„Prandaj, nevojitet një përqendrim jo vetëm në sfidat afatshkurtra, por edhe në reformat strukturore të cilat do ta zmadhojnë potencialin eksportues të ekonomisë tonë në plan afatgjatë, si përcaktues i rëndësishëm i konvergjencës reale.“ - thekson Angelovska-Bezhoska.
Ajo gjithashtu thekson se veçanërisht në plan afatmesëm, është e rëndësishme që në mes të korrikut, liderët e BE-së arritën një marrëveshje për huamarrje të përbashkët të 750 miliarë eurove si përgjigje për pandeminë, prej të cilave 390 miliardë do të përdoren si grante dhe 360 miliardë si kredi, si dhe një marrëveshje për buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçarë të BE-së prej pak më shumë se një miliard eurosh.
„Reagimet pozitive nga ana e tregjeve tregojnë se kjo pako do të ketë efekt të fuqishëm për tejkalimin e sfidave të pandemisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë evropiane, të cilat indirekt do të kenë një ndikim të favorshëm edhe në rritjen tonë, duke pasur parasysh lidhjet e forta ekonomike.“ - konstaton Angelovska-Bezhoska.
Në këtë tekst, ajo u referohet edhe efekteve të deritanishme dhe atyre që priten na Kovid kriza mbi sektorin e eksporteve, si dhe rëndësisë së punës së kompanive eksportuese për ekonominë.
Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të sektorit të eksporteve për ekonominë maqedonase, si nga aspekti i pozicionit të jashtëm të ekonomisë, ashtu edhe në kontekst të arritjes së normave më të larta të një rritjeje afatgjate dhe të qëndrueshme ekonomike, Banka Popullore vazhdimisht mbështet punën e kompanive eksportuese përmes masave konkrete jostandarde.
„Më i rëndësishëm është fakti që këto masa nuk janë të reja dhe nuk janë ekskluzivisht të lidhura me situatën aktuale me Kovid-19. Në fakt, duke filluar nga janari i vitit 2013, Banka Popullore bëri ndryshime në instrumentin për rezervë të detyruar, gjegjësisht uli bazën për rezervë të detyruar të bankave për shumën e kredive të reja për kompanitë që janë eksportues neto dhe kompanitë të sektorit të energjisë. Kjo masë jostandarde, që ishte aktive në dhjetor të viti 2019, kishte për qëllim të sigurojë uljen e çmimit të kredive të miratuara për këto kompani, si dhe rritjen e vëllimit të mbështetjes së kredisë për këto sektorë të rëndësishëm të ekonomisë. Në fakt, në fund të vitit 2019, gjendja e kredive të miratuara drejt sektorëve me rëndësi sistemike ishte 13 miliardë dhe 484 milionë denarë, me ç’rast totali i likuiditetit të liruar mbi këtë bazë ishte 1 miliardë dhe 79 milionë denarë.“ - thekson Angelovska-Bezhoska.
Ndryshe, edhe masat e Bankës Popullore gjatë Kovid krizës u referohen edhe kompanive të sektorit të eksporteve, që ishte ndër sektorët e parë që u prekën nga kriza. Me ndihmën e masave të ndërmarra, rritja e kredisë gjatë këtyre kushteve të krizës u ruajt në nivel të qëndrueshëm, ndërsa të dhënat janë mbi pritjet në sipas parashikimeve të fundit të muajit prill. Ky nuk ishte rasti gjatë periudhës së krizës ekonomike dhe financiare, kur gjatë vitit 2009 kishte një ngadalësim të konsiderueshëm të rritjes së kredisë.
Kolumnën mund ta gjeni këtu.