Shkup, 24 mars 2022
Është e patjetërsueshme ngritja e potencialit për rritje të ekonomisë tonë, veçanarisht produktiviteti. Digjitalizimi dhe inovacionet mund të ndikojnë ndjeshëm në rritjen produktivitetin dhe konkurencën e ekonomisë. Sektori digjital rritet shpejt dhe me ndihmën e tij rritet potenciali i rritjes së ekonomive. Kështu që, pavarësisht sfidave të krizave globale, duhet të ju përkushtohemi reformave, siç është digjitalizimi, tha guvernatorja Aneta Angellovska-Bezhoska në prezentimin e Raportit të Tranzicionit 2021-2022 të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Në përputhje me treguesin e digjitalizimit të BERZH, në një shkallë prej 100, vendi ynë është në nivelin prej 59% në lidhje me kushtet e nevojshme për digjitalizim dhe 48% në lidhje me përdorimin e teknologjisë digjitale nga qytetarët dhe kompanitë, që është afër mesatarës së rajonit, por larg rezultatit të dëshiruar. Derisa tek rregullorja dhe shërbimet elektronike qeveritare është bërë përparim i rëndësishëm, infrastruktura dhe aftësitë digjitale nuk janë ndryshuar shumë pesë vitet e fundit.
“Këto vlerësime japin drejtime të dobishme se ku duhet të fokusohen politikat. Tek ne, duhet fokusi te jetë tek arritja e një infrastrukturë më të përshtatshme digjitale, por edhe më shumë ne rritjen e aftësive digjitale. Kujdesi më i madh duhet ti kushtohet uljes së fluksit të fuqisë së kualifikuar punëtore, veçanarisht atyre me aftësi digjitale, si dhe në përmirësimin e trajnimeve digjitale nga ana e punëdhënësve. Sa më shumë që janë të kufizuara aftësitë digjitale, aq më rëndë është të përdoren teknologjitë e reja dhe më të kufizuara janë mundësitë për rritje, në botën që është duke u marrë përsipër nga sektori digjital”, tha guvernatorja.
Angellovska-Bezhovska gjatë fjalimit të saj, përmendi edhe teknologjitë inovative në financat – fintek – sektorin. Ajo tha se financat janë duke u bërë më të digjitalizuara dhe se janë duke u përfshirë në sektorin digjital.
Si bankë qëndrore, nisëm shumë aktivitete me qëllim që ta lehtësojmë hyrjen e teknologjive të reja në financa. Në Bankën Popullore formuam një grupë punues për fintek-sektorin, si dhe platformë për komunikim me faktorët në fintek-sektorin – Porti i Inovacioneve, me qëllim lehtësimin e shkëmbimit të informatave. Gjithashtu kryem edhe një sondazh, e cila tregoi se 90% e të anketuarve i shohin të nevojshme inovacionet digjitale në sektorin financiar, ndërsa 72% e institucioneve të anketuara pohuan se tash më po zbatojnë ndonjë formë të transformimit digjital. Banka Popullore ka përgaditur verzion punues të “Strategjisë kombëtare të fintek-sektorit”, tha Angellovska-Bezhoska.
Në prezantimin e Raportit të Tranzicionit, përkrah guvernatorës, morrën pjesë edhe Andi Aranitasi, përfaqësues i BERZH për Maqedoninë e Veriut, Ana Kreshiq, ekonomiste kryesore e rajonit e BERZH-it dhe Zhoka Koçan, ekonomist i vjetër i BERZH-it për ndikimin e tranzicionit dhe ekonomisë globale.