Këtë javë do të mbahet sesioni i 55-të i Klubit të Hulumtuesve të Bankës Popullore

Shkup, 23 shtator 2025

 

Shkup, 23 shtator 2025 

Më 25 qershor 2025 (e enjte), me fillim në orën 14,   do të mbahet Sesioni i 55-të i Klubit të Hulumtuesve në hapsirat e Bankës Popullore, i cili do të hapet me një fjalim nga guvernatori i Bankës Popullore, dr. Trajko Sllaveski.

Në sesion do të prezantohet punimi: "Modelimi i kërkesës afatshkurtër për paratë e gatshme në qarkullim në Maqedoninë e Veriut" nga autorja Marija Stojkoska.  

Pas prezantimit të punimit është planifikuar diskutim.

Klubi i Hulumtuesve i Bankës Popullore është platformë e hapur për prezantim dhe diskutim të punimeve shkencore-hulumtuese, veçanërisht në fushën e politikës monetare dhe makroekonomisë. Punimet që prezantohen në sesionet e Klubit, duhet të jenë të hartuara në pajtim me prirjet dhe standardet e hulumtimeve bashkëkohore, që nënkupton analizë empirike, si dhe konkluzione të sistematizuara nga hulumtimi.

Në sesionet e Klubit si platformë për diskutim dhe këmbim të mendimit profesional mund të prezantohen rezultate dhe gjetje edhe të hulumtimit/punimit që është në version punues. Sesionet janë me karakter publik dhe fotografitë e ngjarjes publikohen në faqen e internetit të Bankës Popullore dhe në profilet e rrjeteve sociale.

Anëtarësimi në Klubin e Hulumtuesve është me karakter të hapur.