Shkup, 23 gusht 2021
Rritje e likuiditetit valutor të ekonomisë maqedonase në kuadër të shpërndarjes së përgjithshme të DTS nga FMN
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ndau vendit tonë rreth 133 milionë të drejta të tërheqjes speciale (DTS) të reja, ose rreth 161 milionë euro, të cilat sot do të përfshihen në rezervat valutore zyrtare. Kjo shumë na është dhënë në kuadër të shpërndarjes së re të përgjithshëm të DTS të FMN dhe korrespondon me kuotën tonë në FMN.
Gjegjësisht, FMN shpërndau në total 455 miliardë DTS (rreth 551 miliardë euro) në 190 vende anëtare. Kjo është shpërndarja më e madhe e DTS-s në histori, ose dy herë më e lartë se të gjitha shpërndarjet e mëparshme. Shpërndarja e fundit e përgjithshme e DTS-s ishte në vitin 2009, ku u shpërndanë 161.2 miliardë DTS në vendet anëtare.
Qëllimi i shpërndarjes së përgjithshme të DTS-s është që kësaj radhe të sigurohet qasje e papenguar në likuiditetin valutor për vendet në kohën e krizës më të madhe shëndetësore dhe ekonomike me të cilën përballet bota dekadat e fundit. Përfitimet e vendeve janë të shumëfishta: me ato sigurohet likuiditet valutor me qasje të shpejt dhe të pakushtëzuar, ku rriten rezervat valutore, domethënë rrit potencialin valutor të ekonomisë, gjë që forcon potencialin e ekonomive për t'u përballur me krizën.
DTS-të janë mjete rezervë të krijuara nga FMN-ja të cilat shtetet anëtare mund t'i ruajnë si pjesë të rezervave zyrtare ose t'i përdorin për të paguar borxhet dhe interesat, për të rritur më tej kuotën e FMN -së ose për nevoja të tjera buxhetore. Nëse i ruajnë si pjesë të rezervave zyrtare, vendet nuk kanë asnjë kosto. Nëse ato konvertohen në një monedhë tjetër për t'i përdorur për qëllime tjera, atëherë kostot për vendin janë jashtëzakonisht të ulëta (norma aktuale e interesit për përdorimin e DTS është 0.05% [1]).
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}