Shkup, 22 maj 2020
Njëjtë si në vendet tjera evropiane, për shkak të pandemisë së Kovid-19, gara kombëtare e Kuizit Evropian të Parasë do të mbahet në një mënyrë ndryshe nga ajo që ishte shpallur më parë.
Gara kombëtare në vendin tonë do të mbahet më 29 maj, më ora 12 në gjuhën maqedonase dhe në ora 13 në gjuhën shqipe. Çdo pjesëmarrës do të garojë në mënyrë individuale, nga shtëpia e tij përmes platformës elektronike Kahut (Kahoot!).
Të drejtë të pjesëmarrjes në garë kanë nxënësit e klasave të paraqitura nga mentorët në thirrjen publike të cilën Asociacioni Bankar Maqedonas e shpalli në janar të këtij viti, në bashkëpunim me Bankën Popullore dhe Komisionin e Letrave me Vlerë, me mbështetje të Ministrisë për Financa dhe Ministrisë për Arsim dhe Shkencë.
Pyetjet e Kuizit Evropian të Parasë do të jenë me përgjigje të ofruara nga të cilat vetëm një është e saktë, ndërsa përveç saktësisë së përgjigjeve do të vlerësohet edhe shpejtësia e garuesit gjatë dhënies së përgjigjes.
Pjesëmarrësit dhe mentorët që do të fitojnë vendin e parët, dytë dhe tretë në garën kombëtare do të shpërblehen.
Gara kombëtare e Kuizit Evropian të Parasë në vendin tonë mbahet për herë të dytë, në organizim të Asociacionit Bankar Maqedonas, në bashkëpunim me Bankën Popullore dhe Komisionin e Letrave me Vlerë.
Është me rëndësi jashtëzakonisht të madhe që në këtë periudhë, kur kriza e koronës prek ekonominë, të vazhdohet të investohet në edukimin financiar, dhe kjo është arsyeja që të gjitha institucionet të cilat marrin pjesë dhe e mbështesin mbajtjen e Kuizit Evropian të Parasë në vendin tonë vazhdojnë me aktivitetet e tyre në këtë sferë.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}