Shkup, 22 maj 2021
Roli i bankave qendrore është shumë i rëndësishëm, veçanërisht në kohë të këtilla krize. Përpjekjet për zbatimin e një politike të kujdesshme monetare kontribuojnë për kushte për ringjallje të ekonomisë maqedonase.
Kjo u theksua në takimin e ambasadores britanike, Rejçëll Galovej dhe guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, në të cilin u diskutuan tema lidhur me gjendjen ekonomike në vendin tonë.
Në takim, guvernatorja Angelovska-Bezhoska iu referua parashikimeve më të fundit makroekonomikë të Bankës Popullore sipas të cilave parashihet një rritje ekonomike prej 3,9% gjatë vitit aktual dhe vitit të ardhshëm, ndërsa për vitin 2023 pritet një rritje prej 4%. Lidhur me inflacionin, duke pasur parasysh të dhënat e fundit, guvernatorja theksoi se pritjet e Bankës Popullore janë se ai do të ruhet në një nivel të moderuar prej rreth 2,2% për vitin 2021, ndërsa në vitet në vijim do të zvogëlohet në rreth 2%, duke ruajtur në këtë mënyrë stabilitetin e çmimeve. Në të njëjtën kohë, guvernatorja iu referua edhe masave dhe vendimeve që u morën gjatë periudhës së kaluar me qëllim parandalimin e efekteve nga kriza shëndetësore dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare financiare, përfshirë edhe për sa i përket sigurimit të burimeve të përshtatshme për financimin e ekonomisë.
Ambasadorja britanike Galovej dhe guvernatorja Angelovska-Bezhoska shprehën angazhim të fortë për vazhdim dhe thellim të bashkëpunimit.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}