Shkup, 22 prill 2021
Takim pune i guvernatores së Bankës Popullore me Asociacionin e Shërbimeve Financiare
Në kuadër të aktiviteteve nga procesi i përgatitjes së Strategjisë Nacionale për Mbështetjen e Zhvillimit të Sektorit Fintech, guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska dhe një pjesë e ekipit profesional të Bankës Popullore mbajtën një takim pune me përfaqësues të Asociacionit të Shërbimeve Financiare. Ndër të tjera, qëllimi i takimit ishte informimi dhe diskutimi i teknologjive të reja të aplikuara nga këto institucione, si dhe sfidat me të cilat përballen si pjesëmarrës të rinj në ekosistemin financiar.
Në bisedë u theksua se rritja e shpejtë e financimit alternativ jashtë kanaleve tradicionale, qartë tregon se ekziston nevoja për rritje të nivelit të ndërmjetësimit financiar në ekonominë e brendshme. Duke bërë këtë, u theksua se një pjesë e kompanive financiare përdorin kanale dixhitale dhe modele të reja të biznesit.
Siç u diskutua në takim, Banka Popullore është e kyçur në mënyrë aktive për sigurimin e mbështetjes për zhvillimin e sektorit fintech. Bashkëbiseduesit theksuan se përfitimet dhe mundësitë janë të shumta për zhvillim të sektorit fintech në vendin tonë, siç është mundësia për ofrimin e shërbimeve të shumta dhe më të mira, kryesisht për konsumatorët, por edhe për bizneset e vogla. Sektori fintech ka potencialin për të rritur përfshirjen financiare, të forcojë sistemin financiar, si dhe të ndihmojë në përafrimin e sistemit financiar me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe mund të ndihmojë në integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.
Banka Popullore, përmes Portës së Inovacionit, bashkëpunon me të gjithë subjektet e interesuara, me qëllim të lehtësojë, të inkurajojë dhe ndihmojë në zhvillimin e inovacioneve në sferën e financave. Si pjesë e aktiviteteve në këtë segment, Banka Popullore filloi me përgatitjen e Strategjisë Nacionale për Mbështetjen e Zhvillimit të Sektorit Fintech me të cilën do të përcaktohen aktivitetet dhe masat për përshpejtim të dixhitalizimit dhe aplikimit të arritjeve më të reja teknologjike në financa. Prandaj, edhe në takimin e punës u konstatua se Banka Popullore, në kuadër të kompetencave të saj, mbetet e vendosur për të mundësuar një dialog me të gjithë palët e interesuara të cilat marrin aktivitete për mbështetje të sektorit fintech. Përfaqësuesit e Agjencisë së Shërbimeve Financiare konfirmuan gatishmërinë për pjesëmarrje aktive në përgatitjen e strategjisë për zhvillimin e sektorit fintech, si dhe ndanë përvoja, njohuri dhe praktika nga vendet evropiane me sektor më të zhvilluar të shërbimeve financiare të bazuara në teknologji.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}