Shkup, 22 mars 2021
Trupi Koordinues i Rregullatorëve Financiarë për Edukim Financiar dhe Përfshirje Financiare, në bashkëpunim me asociacionet dhe institucionet nga sektori privat dhe institucionet jofitimprurëse aktive në fushën e edukimit financiar, për nëntë vite radhazi shënon Javën Globale të Parasë, e cila këtë vit mbahet në periudhën 22 - 28 mars. Tema e Javës Globale të Parasë për këtë vit është: „Kujdesuni për veten, kujdesuni për paratë tuaja“ (Take care of yourself, take care of your money).
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, aktivitetet gjatë Javës Globale të Parasë këtë vit do të zhvillohen kryesisht përmes leksioneve elektronike dhe shpalljeve të materialeve edukative në internet faqet e institucioneve dhe në rrjetet shoqërore. Leksionet edukative virtuale do të jenë të destinuara për studentë nga shkollat fillore dhe të mesme të vendit tonë në tema nga fushat e mbuluara nga institucionet individuale, në lidhje me funksionimin e sistemit financiar.
Banka Popullore do të zhvillojë më shumë leksione edukative për nxënës nga shkollat fillore, leksione dhe kuize për nxënësit e shkollave të mesme, do të shpallë përmbajtje edukative në serinë „Ekonomi për të gjithë“, si dhe video-materiale edukative të animuara nga seria „Me Bankën Popullore në botën e financave“. Gjatë Javës Globale të Parasë do të mbahet edhe gara nacionale e Kuizit Evropian të Parasë 2021 në organizimin e të cilit është përfshirë edhe Banka Popullore.
Botërisht, Java Globale e Parasë është festuar nga vitit 2012, me një pushim të vetëm në vitin 2020 për shkak të pandemisë, dhe duke filluar nga viti 2021 ajo organizohet nga OECD-ja. Kjo nismë globale, e cila deri më tani është festuar në më shumë se 175 vende në botë, rrit ndërgjegjësimin tek të rinjtë për edukimin financiar dhe rrit njohuritë e tyre për paratë, kursimin, punësimin dhe sipërmarrësinë. Çdo vit, të rinjtë diskutojnë, lexojnë dhe mësojnë për sistemet ekonomike dhe financiare përmes aktiviteteve të ndryshme që i zbatojnë institucionet shtetërore, financiare dhe arsimore. Qëllimi i Javës Globale të Parasë është të inkurajojë të rinjtë të investojnë në të ardhmen e tyre, duke theksuar rëndësinë e edukimit financiar, i cili do t’i ndihmojë ata të bëhen të vetëdijshëm për të drejtat e tyre financiare, të lehtësojnë qasjen e tyre në shërbimet financiare dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre financiare.
Më shumë informacione lidhur Javën Globale të Parasë në lidhjen: http://globalmoneyweek.org/
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}