Shkup, 21 nëntor 2025
Me qëllim forcimin e edukimit financiar, inkurajimin e përfshirjes financiare dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjes së konsumatorëve gjatë përdorimit të produkteve dhe shërbimeve financiare në kushtet moderne të digjitalizimit në sektorin financiar, nga 25 nëntori deri më 4 dhjetor, do të zhvillohen aktivitete të shumta në kuadër të edicionit të nëntë të Ditëve të Edukimit Financiar.
Duke shënuar Ditët e Edukimit Financiar, Banka Popullore publikoi një Thirrje Publike për pjesëmarrje në ligjerata edukative online nga 25 deri më 28 nëntor 2025, me temat e mëposhtme: "Roli i Bankës Qendrore në Mbrojtjen e Konsumatorit", "Në Botën e Financave - Edukimi Financiar për Nxënësit e Shkollave të Mesme", "Shërbimet Financiare Digjitale - Siguria dhe Mbrojtja nga Llojet e Mundshme të Mashtrimit" dhe "Shërbimet e Pagesave dhe Avantazhet e Anëtarësimit në SEPA".
Banka Popullore do të zbatojë gjithashtu një karvan rural me ligjerata online për shkollat fillore në zonat rurale të vendit, si dhe do të mbajë ligjerata me prani fizike në Bankën Popullore për fakultetet dhe shkollat fillore.
Gjatë Ditëve të Edukimit Financiar, banka qendrore, në bashkëpunim me Bankën Botërore, do të publikojë edhe video edukative.
Shënimi i Ditëve të Edukimit Financiar mbahet për të nëntin vit me radhë, i organizuar nga institucionet rregullatore financiare, përkatësisht Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit të Pensioneve Kapitale - MAPAS dhe Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve, në bashkëpunim me sektorin privat financiar dhe shoqatat e shoqërisë civile.
Institucionet e përfshira, nëpërmjet faqeve të tyre të internetit dhe profileve në mediat sociale, do të ofrojnë informacion në lidhje me aktivitetet dhe ngjarjet, si dhe metodën e regjistrimit të interesit për pjesëmarrje nga qytetarët.