Shkup, 21 mars 2022
Për të mbrojtur publikun nga përhapja e shqetësimit të panevojshëm rreth mundësisë së blerjes së parave të huaja – eurove, përkrah kontrollit të shtuar mbikqyrës të këmbimoreve, Banka Popullore shton edhe një mekanizëm mbrojtës tjetër në tregun e këmbimit. Me ndryshimet dhe shtesat e Vendimit për Operacione të Këmbimit, gjat mungesës së mundshme të parave të huaja - eurove, mundësohet që këmbimoret e autorizuara, të furnizohen prej bankave, përmes marrëveshjeve me bankat. Megjithatë, të theksojme se sipas të dhënave të fundit, këmbimoret kanë sasi të mjaftueshme të valutave të huaja. Që të parandalohen spekulime rreth këmbimit valutor, është vendosur një limit deri sa mund të lëvizin, duke u bazuar në vlerën prej së cilës këmbimoret i kanë blerë eurot prej bankave. Me këtë gjithashtu, sigurohet mbrojtja e qytetarëve me çmimin me të cilin ata do të jenë në gjendje të blejnë euro prej këmbimoreve, nëse kanë nevojë.
Megjithatë, të theksojmë se me blerjen e eurove, qytetarët pa nevojë ju nënshtrohen shpenzimeve. Vlera e denarit është dhe do të mbetet stabile, për çka garanton Banka Popullore. Rezervat valutore janë në një nivel stabil dhe të lartë prej 3,5 miliarda eurove. Për ato të cilët dëshirojnë të blejnë, valuta të huaja ka në treg.
Kjo është një masë parandaluese, e cila mirret me qëllim që të shton edhe një shtresë mbrojtës në tregun e këmbimit, e cila është në kuadër të spekulimeve të cilat u bënë aktuale pas fillimit të krizës ukraino-ruse. Gjithashtu edhe të anashkalohen presionet fiktive të tregut të këmbimit të parave të këmbimoret e autorizuara.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}