Shkup, 20 tetor 2020
Botimi i pandërprerë dhe në kohë i të dhënave cilësore statistikore edhe në rrethanat specifike të imponuara nga pandemia e Kovid-19 është thelbësor për ekonominë, veçanërisht për vendimmarrjen e duhur të subjekteve ekonomike dhe dimensionimin e duhur të politikave dhe masave. Pavarësisht Kovid krizës, Banka Popullore vazhdoi të përparojë dukshëm në fushën e statistikës, me përpjekjet kryesore për zbatimin e standardeve ndërkombëtare më të larta dhe më të reja.
Këto janë një pjesë e vlerësimeve të paraqitura në takimin e ekipeve të Bankës Popullore dhe Ministrisë së Financave me ekipin e Departamentit të Statistikës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në kuadër të Takimeve Vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Në takim u diskutua mbi projektet e përbashkëta të deritanishme dhe mbi aktivitetet që janë planifikuar për periudhën e ardhshme. Veçanërisht u theksua përparimi i arritur, përfshirë përmes arritjes së Bankës Popullore deri në standardin më të lartë global statistikor për shpërndarjen e të dhënave - SDDS Plus. Me ç’rast, veçmas u theksuan përpjekjet e Bankës Popullore, e cila këtë muaj filloi me botimin e rregullt të të dhënave të reja më të hollësishme për investimin e rezidentëve në letra të huaja me vlerë, dhe deri në fund të vitit planifikohet edhe botimi i parë i të dhënave të reja për llogaritë financiare, në pajtim me standardet e fundit.
Bashkëpunimi ndërmjet ekipeve eksperte të FMN-së dhe Bankës Popullore u vlerësua si i shkëlqyeshëm, që është një bazë për më shumë projekte te përbashkëta në periudhën e ardhshme.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}