Shkup, 20 maj 2021
Qëllimi i takimit të parë midis guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe koordinatores së përhershme të Kombeve të Bashkuara, Rosana Duxhak ishte rritja e mirëkuptimit të ndërsjellë për sinergjinë midis roleve të Bankës Popullore dhe ekipit të Kombeve të Bashkuara përgjegjës për vendin tonë, në përmirësimin e zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë tonë.
Koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara iu referua progresit të Reformës së Sistemit të Zhvillimit të KB-së, e cila në nivel vendi, thjeshton proceset, rrit transparencën dhe përmirëson performancën kolektive të subjekteve të KB-së. Ajo gjithashtu informoi në lidhje me fillimin e Kornizës së Bashkëpunimit midis KB-së dhe Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021-2025 dhe prezantoi arritjet e rëndësishme të ekipit të Kombeve të Bashkuara përgjegjës për vendin tonë në mbështetjen e agjendës së zhvillimit të vendit, përfshirë edhe në kontekstin e pandemisë Kovide -19. Duxhak ishte veçanërisht e interesuar për qëndrimet e guvernatores rreth perspektivave ekonomike të vendit dhe në kontekst të rolit të Bankës Popullore, për mundësitë për sigurimin e një grupi më të gjerë të dhënash dhe për rolin e sektorit privat në financimin e zhvillimit. Ajo theksoi se Banka Popullore është një nga institucionet që kontribuon për një sistem të sigurt dhe cilësor statistikor, i cili është një parakusht për kryerjen e politikave përkatëse.
Guvernatorja Angelovska-Bezhoska prezantoi parashikimet më të fundit makroekonomikë të Bankës Popullore dhe theksoi se Banka vazhdimisht po rregullon qëllimet e saj strategjike drejt qëllimeve zhvillimore. Në këtë kontekst, kohëve të fundit, Banka Popullore përfshiu qëllimet për monitorimin dhe menaxhim e rreziqeve të ndryshimeve klimatike, duke u përqendruar në analizën e ndikimit të rreziqeve që dalin nga ndryshimet klimatike mbi sistemin bankar dhe rolin e sistemit bankar në mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm, i cili, ndër të tjera u bazua edhe mbi „ekonominë e gjelbër“. Me ndihmën e këtyre aktiviteteve, Banka Popullore do të kontribuojë në krijimin e një ekonomie të gjelbër dhe të qëndrueshme, e cila në fund të fundit do të sigurojë një standard më të lartë të jetesës dhe përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët e saj.
Koordinatorja e përhershme e KB-së në takim informoi rreth mbështetjes teknike që KB-ja i siguron vendit në zhvillim e metodologjisë së vete dhe konsultative për formulimin e Strategjisë Nacionale të Zhvillimit për periudhën 2021-2041. Ajo shpreson se Banka Popullore do të përfshihet në mënyrë aktive në formulimin e Strategjisë, kur të fillojë procesi konsultativ.
Koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara dhe guvernatorja e Bankës Popullore shprehën gatishmërinë e fortë për thellimin e bashkëpunimit për avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe progresin drejt Agjendës 2030.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}