Në kuadër të konferencës shkencore „Sfidat në politikën fiskale gjatë periudhës së pandemisë së Kovid-19 dhe perspektivat në periudhën e ardhshme“, të organizuar nga AMSHA-ja dhe Ministria e Financave
Shkup, 20 maj 2021
Në kuadër të konferencës shkencore „Sfidat në politikën fiskale gjatë periudhës së pandemisë së Kovid-19 dhe perspektivat në periudhën e ardhshme“, të organizuar nga AMSHA-ja dhe Ministria e Financave
Pandemia goditi rëndë të gjithë ekonomitë e botës dhe imponoi nevojën për një stimul të madh fiskal, duke çuar në zgjerimin e deficitit buxhetor dhe rritje të borxhit publik në korniza globale. I tillë është rasti me financat publik në vendin tonë, me një rritje të deficitit për rreth 8% të PBB-së në vitin 2020, duke shënuar rritje edhe të borxhit publik me një intensitet pak më të ulët se intensiteti në EJL. Për qëndrueshmërinë e mëtejshme të borxhit, zbatimi i vazhdueshëm i konsolidimit të shpallur afatmesëm fiskal është thelbësor, si dhe zbatimi i politikave për një rritje më të shpejtë ekonomike. Kjo gjithashtu do të çonte edhe në një përmirësim të vlerësimit të kreditë së vendit, gjë që do të kishte një rëndësi të madhe për perceptimet e investitorëve. Kjo është me rëndësi të veçantë në një kohë kur gjithnjë e më tepër flitet për një rimëkëmbje divergjente të ekonomive - rimëkëmbje më të shpejtë të ekonomive të zhvilluara dhe rrezik nga rritja e normave të interesit në tregjet ndërkombëtare, që mund të ndikojë negativisht mbi ekonomitë e vogla ku primi i rrezikut është më i lartë. Prandaj, sfida kryesore është se si të vendoset një baraspeshë e duhur midis nevojës për mbështetje të ekonomisë dhe forcimit të pozicionit fiskal, sepse të dy aspektet janë thelbësore për qëndrueshmërinë e borxhit.
Këto janë disa nga përfundimet e punimit „Pandemia dhe borxhi i sektorit publik - a ka ndonjë rivlerësim të qëndrimeve/rreziqeve? Rasti i Republikës së Maqedonisë së Veriut“, të guvernatores Anita Angelovska-Bezhoska, viceguvernatores Ana Mitreska dhe drejtoreshës së Drejtorisë për Politikë Monetare dhe Hulumtim, Biljana Davidovska-Stojanova. Punimi sot u prezantua në kuadër të konferencës shkencore „Sfidat në politikën fiskale gjatë periudhës së pandemisë së Kovid-19 dhe perspektivat në periudhën e ardhshme“, të organizuar nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve dhe Ministria e Financave.
Gjatë prezantimit të punimit, pas shpalosjes së tezave dhe analizave të kryera, Konferenca vuri në dukje nevojën për përdorim të arsyeshëm të burimeve publike, për shpenzimet që jo vetëm që do të kenë efekte afatshkurtra mbi rritjen, por do të rrisin potencialin për rritje të ekonomisë dhe të ardhurave të buxhetit në plan afatgjatë, dhe kështu do të lehtësojnë konsolidimin fiskal. Gjithashtu u theksua nevoja për t’u përqendruar në shpenzime me një shumëzues më të madh fiskal, veçanërisht investimet kapitale.
Punimi gjithashtu thekson nevojën për shpenzime që do të ndihmojnë në transformimin pas-pandemik të ekonomisë, duke pasur parasysh ndryshimet strukturore që ajo ka sjellë ose i ka theksuar më tepër, kryesisht në fushën e ekonomisë dixhitale, gjithëpërfshirëse dhe të gjelbër. Në këtë kontekst, punimi vë në dukje edhe shpenzimet që synojnë transformimin e tregut të punës në përputhje me transformimin e ekonomisë.