Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë Operative Monetare të Bankës Popullore
Shkup, 20 janar 2022
Ме 15 janar të vitit 2022 u mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë Operative Monetare të Bankës Popullore (KOMP) në të cilën u shqyrtuan zhvillimet në tregjet financiare ndërkombëtare dhe të vendit dhe treguesit e ekonomisë vendase në kontekst të pozicionimit të politikës monetare.
Vlerësimi i treguesëve të fundit makroekonomik dhe ambienti i politikës monetare nuk referon për nevojën e ndryshimit të normës bazë, por referohet monitorim i kujdesshëm. U vendos që norma bazë e interesit të mbetet në nivel prej 1,25%, ndërsa në ankandin e bonove të thesarit të ofrohen bono në vlerë të pandryshuar prej 10 miliardë denar. Gjatë vendimmarrjeve, Banka Popullore posaçërisht merr parasysh lëvizjet e rezervave valutore dhe inflacionin.
Rezervat valutore janë në zonë të sigurt dhe realizimet në vitin 2021 janë më të mira se që pritej në projeksionet e fundit. Gjithsej për vitin 2021, rezervat valutore u rritën për 283 miliona euro, që është më pak se ajo që pritej. Në lidhje me faktorët që ndikojnë në realizimin e rezervave valutore, nuk kemi të dhëna të plota, por në pajtueshmëri me të dhënat e fundit që i kemi, deficiti tregtar dhe operacionat e këmbimit valutor korrespondojnë me parashikimet. Në tregun valutor në dhjetor, i ndikuar nga rritja sezonale e ofertës së valutave të huaja në tregun e këmbimit valutor, e cila është e zakonshme para festave të Vitit të Ri dhe të Krishtlindjes, bankat kishin shpërblesë të zmadhuar të valutave të huaja, që së bashku me likuiditetin e tyre të qëndrueshëm valutor mundësuan përmbushjen e kërkesës në rritje të valutave të huaja në sektorin e korporatave. Në rrethana të tilla, Banka Popullore ishte e pranishme në tregun valutor vetëm përkohësisht, me ndërhyrje të vogla për shitje të valutave të huaja. Lidhur me inflacionin, ndryshimi i çmimeve mesatar për vitin 2021 është në kuadër të projeksioneve. Mesatarisht, për vitin 2021, rritja vjetore e çmimeve shënon 3,2%, me rritje të parashikuar 3,1%. Megjithatë, si dhe në suaza globale, në periudhën e fundit, rritja vjetore e çmimeve u përshpejtua, ndërsa pritjet për çmimet e importit korigjohen më lartë. Presionet e çmimeve janë si pasojë e rritjes së çmimeve të produkteve primare dhe përshtatjet lidhur me specifitetin e pandemisë, për të cilën institucionet ndërkombëtare financiare presin stabilizim gradual. Kështu që presionet e çmimeve vazhdojnë të rrjedhin kryesisht nga furnizuesit, pa presion më të madh për kërkesën. Megjithatë, nevojitet mbikqyrje e ngushtë. Vazhdon të theksohet pasiguria e lidhur me ndryshimin e çmimeve, në pajtim me efektet të pasigurta ekonomike të lidhura me zhvillimin dhe menaxhimin e pandemisë, si dhe nga pasiguria e shtuar në tregjet botërore të energjensave. Nëse vazhdon rritja e çmimeve ka ndikim më të konsiderueshëm në pritjet e inflacionit, Banka Popullore është e pregaditur për reaksion të përshtatshëm me mjetet që i ka në disponim.
Përsa i përket lëvizjeve në ekonominë reale, në tremujorët e parë të vitit 2021, prodhimi bruto vendor shënon rritje reale prej 3% në bazë vjetore. Këto arritje tregojnë se ekonomia vendase është duke u forcuar gradualisht, në kushte të imunizimit të mëtejshëm të popullsisë dhe pa efekte negative të konsiderueshme nga vala e katërt e Covid-19. Mesatarisht, në tremujorin e parë të vitit 2021, ekonomia shënon rritje prej 4,6%, që është afër pritshmërisë së Bankës Popullore në projeksionet e tetorit. Të dhënat aktuale me frekuencë të lartë për periudhën tetor-nëntor tregojnë rritje të mëtejshme të aktivitetit ekonomik. Të dhënat për këtë periudhë tregojnë një vazhdim të normave vjetore të larta të qarkullimit në tregëtinë totale dhe hotelierisë. Nga ana tjetër, në këtë periudhë prodhimi industrial ka shënuar rënie, por më të moderuar në krahasim me tremujorin paraardhës, dhe rënie vjetore më të lehtë kanë treguar të dhënat e muajit tetor në punimet e kryera në ndërtimtari. Rimëkëmbja e ekonomisë mbështetet nga lëvizjet e forta në sektorin monetar. Sipas të dhënave fillestare të dhjetorit 2021, lëvizjet e depozitave dhe kredive janë mbi nivelin e projektuar për tremujorin e fundit të vitit 2021, në pajtim me projeksionet e tetorit.
Tregjet financiare ndërkombëtare me shqetësime më të vogla të investitorëve rreth pasojave negative të përhapjes së variantit të “omikronit”, në dhjetor, fokusi i vëmendjes së tyre, për këtë vit, ishte tërheqja e stimulit monetar nga bankat qëndrore. Në kushte të tilla, çmimet e obligacioneve më të sigurta shtetërore të lëshuara nga ekonomitë udhëheqëse të botës kishin prirje të ulët, kontributet e tyre shënuan rritje, e cila u mbështet edhe nga pritjet për inflacione të rritura.
Në përgjithësi, në mbledhjen e Komitetit u konstatua se thuajse të gjithë treguesit makroekonomik janë në të njejtin drejtim me pritjet. Por, pasiguria dhe reziqet nga e ardhmja e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 dhe efektet e saj edhe më tutje egzistojnë. FED-i dhe BQE-ja, si banka qëndrore të cilat kanë ndikim të rëndësishëm në tregjet financiare globale, edhe pse akoma nuk e kanë rritur normën bazë të interesit, filluan me ulje graduale të stimulit monetar si shenjë e rimëkëmbje ekonomike dhe rritjes së çmimeve. Banka Popullore, siç ka vepruar deri tash, edhe në periudhën që vjen do ti përcjell me vëmendje prirjet, reziqet dhe ndryshimet e kushteve globale dhe është e gatshme për reaksion të përshtatshëm nëpërmjet mjeteve që i ka në dispozicion.