Shkup, 20 janar 2021
Banka Popullore publikoi analizën „Pozicioni i investimeve ndërkombëtare në vendet e rajonit, me theks të veçantë në ekonominë maqedonase“ të Dijana Janevska-Stefanova. Në analizë theksi është vendosur mbi madhësinë dhe karakteristikat strukturore të pozicionit të investimeve ndërkombëtare (PIN), i cili paraqet ndryshimin midis pretendimeve financiare të cilat vendi i ka nga vendet e huaja (pjesa tjetër e botës) dhe detyrimet detyrimet financiare ndaj vendeve të huaja. Në këtë mënyrë, vërehet një rëndësi në rritje e këtij treguesi, në periudhën pas krizës financiare globale, për shkak të së cilës ai përfshihet edhe ne analizat e mirëmbajtjes dhe dobësisë së sektorit të jashtëm ndaj institucioneve financiare ndërkombëtare dhe politikëbërësve tjerë.
Analiza ofron një përmbledhje të shkurtër të PIN-it të vendeve në rajon, në periudhën para dhe pas krizës ekonomike globale të vitit 2008/9. Në të gjitha vendet në rajon PIN-i ka vlerë negative, që do të thotë se të gjithë ekonomitë kanë detyrime më të larta ndaj vendeve të huaja se sa pretendime, gjë që pritet duke pasur parasysh fazën e zhvillimit ekonomike dhe nevojën për financim të jashtëm të ekonomive në formë të investimeve të huaja direkte, kredive etj. Analiza dinamike tregon zgjerim të pozicionit negativ në periudhën para krizës globale, ndërsa në periudhën e pas krizës kryesisht vërehet përmirësim. Sipas strukturës, para krizës vërehet se rol më të rëndësishëm në ndryshimin e PIN-it kanë investimet direkte, dhe efekt kanë edhe flukset që krijojnë borxh. Në periudhën pas krizës, investimet direkte vazhdojnë të rriten, por me një ritëm më të ngadaltë, ndërsa flukset që krijojnë borxh janë më të dobëta, për shkak të procesit të pagesës së borxhit, karakteristik për këtë periudhë.
Sa i përket mirëmbajtjes së pozicionit të jashtëm, sipas njërit nga treguesit e rrallë numerik për PIN-in nga Procedura për Çekuilibrime e Komisionit Evropian (përcaktues i PIN-it - 35% të PBB-së), shumica e vendeve të analizuara gjenden mbi këtë kufi të rekomanduar. Duke pasur parasysh mangësitë në krijimin e një treguesi të vetëm numerik për vendet me nivel të ndryshëm të zhvillimit, Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportet e tij të rregullta e vlerëson edhe pozicionin e jashtëm të çdo vendi.
!Në fakt, për një pasqyrë të plotë, përveç shumës, duhet marrë parasysh edhe pozicionimi strukturor i PIN-it sipas instrumenteve, që në rastin tonë është i favorshëm për shkak të pjesëmarrjes së lartë të investimeve direkte prej rreth 90%. Në përputhje me këtë, vlerësimet e FMN-së për ekonominë maqedonase nuk tregojnë dobësi më të mëdha në sektorin e jashtëm.“ - përfundohet në analizë.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}