Shkup, 19 dhjetor 2025
Në Bankën Popullore u mbajt sesioni i 56-të i Klubit të Hulumtuesve, platforma për prezantim dhe shqyrtim të punimeve hulumtuese shkencore të Bankës Popullore, e cila mbështet veprimtarinë hulumtuese shkencore në vend në 12 vitet e kaluara.
Në këtë sesion u prezantua punimi shkencor “Vlerësimi i vlerës fundamentale të banesave në tremun maqedonas të patundshmërive me zbatimin e qasjes makroprudenciale” nga autorët Kirill Simeonovski, Gani Ramadani dhe Danica Unevska Andonova. Sesionin e hapi drejtoresha e Sektorit të politikës monetare, hulumtimit dhe statistikës, Sulltanija Bojçeva Terzijan, e cila theksoi se punimi trajton një temë jashtëzakonisht aktuale, veçanarisht të rëndësishme për bankën qendrore, duke pasur parasysh rolin e saj në zbatimin e politikës makroprudenciale dhe për ruajtjen e stabilitetit financiar. Prandaj, vlerësimi i vlerës fundamentale të banesave është me rëndësi të veçantë për vlerësimin e qëndrueshmërisë së rritjes së çmimeve të patundshmërive, për njohjen në kohë dhe parandalimin e akumulimit të rreziqeve sistematike dhe mbështetjen adekuate për stabilitetin financiar.
Analiza ka zhvilluar një tregues për vlerësimin e çmimeve të apartamenteve në tregun maqedonas të pasurive të patundshmërive duke zbatuar qasjen makroprudenciale për të analizuar kapacitetin huamarrës. Treguesi i kapacitetit huamarrës të amvisërive llogaritet si raport i vlerës së tregut dhe vlerës themelore të pasurive të paluajtshme, në mënyrë që një çmim më i lartë aktual i tregut të tregojë se çmimet e banesave janë të mbivlerësuara dhe për këtë arsye më pak të përballueshme dhe anasjelltas. Nga analiza e tregut të patundshmërive në Maqedoni për periudhën nga tremujori i parë i vitit 2012 deri në tremujorin e katërt të vitit 2023, autorët arrijnë në përfundimin se çmimet e apartamenteve ishin të mbivlerësuara për pothuajse të gjithë periudhën e analizuar. Analiza e ndjeshmërisë së instrumenteve makroprudenciale tregon se ulja e pragut rregullator të treguesit DSTI, të cilin bankat qendrore e përdorin si instrument për të parandaluar borxhin e tepërt të popullsisë, do të ulte vlerën themelore të banesave. Rënia e treguesit DSTI mund të shkaktojë pjesërisht një rënie të çmimeve të banesave, por efekti do të jetë i kufizuar sepse vetëm një pjesë e blerjeve financohen përmes kredive banesore. Megjithatë, duke pasur parasysh se kjo është vetëm një qasje e mundshme analitike për vlerësimin e vlerës themelore të banesave, rezultatet duhen interpretuar me kujdes.
Sesionet e Klubit mbahen katër herë në vit. Banka Popullore shpall thirrje deri te hulumtuesit për prezantimin e punimit, e cila mund të jetë edhe në version pune. Punimet punohen në pajtim me trendet dhe standardet e hulumtimeve moderne, pra me një analizë empirike solide dhe përfundime të sistematizuara nga hulumtimi. Në sesionet marrin pjesë analistë dhe hulumtues nga institucionet hulumtuese arsimore dhe financiare, studentë dhe pjesëmarrës të tjerë të interesuar ose ndëgjues.
Anëtarësimi është me karakter të hapur dhe më shumë informacione për Klubin mund të gjenden në lidhjen vijuese: https://www.nbrm.mk/klub_na_istrazhuvachi.nspx.
Sesioni i ardhshëm do të mbahet në mars vitin e ardhshëm.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}