Shkup, 19 nëntor 2025
Banka Popullore dhe Fondi për Rritjen e Gjelbër (GGF − Green for Growth Fund) organizojnë Konferencë mbi rreziqet klimatike dhe stabilitetin financiar, e cila do të mbahet më 25 nëntor në Shkup. Ngjarja përfaqëson hap të rëndësishëm drejt avancimit të dialogut dhe mbështetjes së sektorit financiar në përshtatjen e ekonomisë ndaj rritjes së sfidave klimatike.
Konferenca me titull "Rreziqet klimatike dhe stabiliteti financiar: Adresimi i sfidave të sotme dhe shfrytëzimi i mundësive të nesërme" do të bashkojë bankat qendrore, rregullatorët financiarë, organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësues nga sektori bankar, me qëllim thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimin e praktikave më të fundit në menaxhimin e rrezikut klimatik. Konferenca do të hapet nga guvernatori i Bankës Popullore, dr. Trajko Sllaveski, dhe drejtori i Fondit për Rritjen e Gjelbër, Borisllav Kostadinov, dhe një fjalim të veçantë do të mbajë presidentja e Rrjetit Ndërkombëtar për Financat e Gjelbra (NGFS) dhe zëvendësguvernatorja e parë e bankës qendrore gjermane, Sabine Mauderer.
Në Konferencë, përfaqësues të lartë nga bankat qendrore në rajon dhe ekspertë nga Banka Botërore do të trajtojnë qasjen mbikëqyrëse ndaj menaxhimit të rrezikut klimatik. Folësit do të diskutojnë integrimin e rreziqeve klimatike në proceset mbikëqyrëse, zbatimin e standardeve europiane dhe ndërkombëtare dhe përvojat nga zbatimi i tyre. Do të trajtohen edhe praktikat më të mira të bankave tregtare në menaxhimin e rrezikut klimatik dhe transformimin e gjelbër të modeleve të biznesit. Përfaqësues të lartë nga bankat kryesore në rajon dhe Europë do të ndajnë sfidat dhe mundësitë e futjes së produkteve të gjelbra, sistemeve të përmirësuara të raportimit dhe vlerësimit të rreziqeve fizike dhe të tranzicionit.
Konferenca do të trajtojë gjithashtu çështjet e ndryshimeve klimatike në kontekstin e stabilitetit financiar, me folës nga Banka Qendrore Europiane dhe bankat qendrore nga rajoni më i gjerë. Konferenca do të diskutojë qasjet më të fundit ndaj modelimit të rrezikut klimatik dhe testimit të stresit klimatik, mënyrat për të kapërcyer boshllëqet e të dhënave, si dhe detyrimet për raportimin e transparencës dhe qëndrueshmërisë (ESG), duke prezantuar zhvillimet dhe pritjet më të rëndësishme rregullatore për institucionet financiare.
Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin YouTube të Bankës Popullore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}