Shkup, 19 tetor 2021
Të dhënat statistikore cilësore janë bazë për vendime dhe politika të shëndosha, veçanërisht në kohë pasigurie të madhe, siç është ajo e shkaktuar nga pandemia. Të gjitha vendimet që lidhen me politikën monetare, stabilitetin financiar ose aktivitetet mbikëqyrëse bazohen në portofol të gjerë të të dhënave statistikore. Prandaj, përpjekjet e vazhdueshme për standardizim, përmirësim të cilësisë dhe vëllimit të të dhënave statistikore janë jashtëzakonisht të rëndësishme, tha guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska në ngjarjen e organizuar nga Enti Shtetëror Statistikor, në bashkëpunim me Statistikat Suedeze, me rastin e fillimit të twining proektit - "Rritja e disponueshmërisë dhe përdorimi i statistikave zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut". Kjo ngjarje, ndër të tjera, shënoi Ditën e Statistikave Evropiane, e cila mbahet çdo vit më 20 tetor.
Siç theksoi Angelovska-Bezhoska, pandemia imponoi sfida për sistemin statistikor në korniza globale, duke krijuar rreziqe për sa i përket vazhdimësisë dhe afateve kohore të përgatitjes së të dhënave statistikore ekzistuese, por gjithashtu krijoi nevojën për të dhëna dhe informacione të reja shtesë për vlerësim në kohë te gjendjeve ekonomike.
-Gjatë krizës së koronës, për shkak të përgjigjes dhe reagimit të shpejtë ndaj rreziqeve të rritura, duheshte t’i përshtatim dhe përdorim të gjitha informacionet që ishin në dispozicion për ne. Për këtë qëllim, kemi kombinuar statistikat zyrtare me të dhëna më të hollësishme nga burime të ndryshme, të tilla si të dhënat administrative, të dhënat e sondazheve dhe raportet e rregullativave. Për të monitoruar nga afër rreziqet dhe për të vlerësuar gjendjen e ekonomisë, filluam të monitorojmë të dhënat alternative me frekuencë të lartë dhe vendosëm lloje të reja të raportimit që lidhen me masat për të lehtësuar barrën rregullatore të bankave, të paraqitura si përgjigje për krizën - tha guvernatorja.
Siç theksoi Angelovska-Bezhoska, Banka Popullore, si pjesë e sistemit statistikor, bën vazhdimisht përpjekje për të përmirësuar cilësinë, sasinë dhe publikimin e të dhënave statistikore të cilat i përgadit.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}