Shkup, 19 qershor 2025
Më 26 qershor të vitit 2025 (e enjte), me fillim në orën 14, në hapësirat e Bankës Popullore, do të mbahet Sesioni i 54-të i Klubit të Hulumtuesve.
Në sesion do të prezantohet punimi: “Determinantet makroekonomike, institucionale dhe financiare të deficitit të llogarisë rrjedhëse në Maqedoninë e Veriut: Pikëpamje përmes serive kohore” nga autori Bardhyl Dauti.
Pas prezantimit të punimit është planifikuar diskutim.
Banka Popullore bën thirrje për të gjithë hulumtuesit e interesuar të marrin pjesë në sesionin e Klubit që të paraqiten në e-mail adresën: [email protected], jo më vonë se 25 qershor 2025 (e mërkurë).
Klubi i Hulumtuesve i Bankës Popullore është platformë e hapur për prezantim dhe diskutim të punimeve shkencore-hulumtuese, veçanërisht në fushën e politikës monetare dhe makroekonomisë. Punimet që prezantohen në sesionet e Klubit, duhet të jenë të hartuara në pajtim me prirjet dhe standardet e hulumtimeve bashkëkohore, që nënkupton analizë empirike, si dhe konkluzione të sistematizuara nga hulumtimi.
Në sesionet e Klubit si platformë për diskutim dhe këmbim të mendimit profesional mund të prezantohen rezultate dhe gjetje edhe të hulumtimit/punimit që është në version punues. Sesionet janë me karakter publik dhe fotografitë e ngjarjes publikohen në faqen e internetit të Bankës Popullore dhe në profilet e rrjeteve sociale.
Anëtarësimi në Klubin e Hulumtuesve është me karakter të hapur.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}