Shkup, 18 dhjetor 2025
Banka Popullore dhe Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike të Zvicrës – SECO nënshkruan një Memorandum që përcakton një kornizë për bashkëpunim në periudhën 2025-2028. Memorandumi u nënshkrua nga Guvernatori i Bankës Popullore, Dr. Trajko Sllaveski, dhe Ambasadori i Zvicrës në vend, Christoph Sommer.
Bashkëpunimi përfshin sigurimin e ndihmës teknike dhe shkëmbimin e njohurive shkaku i përmirësimit të aktivitetit hulumtues, modernizimit të pajisjeve të nevojshme për udhëheqjen e politikës monetare, forcimin e stabilitetit të sektorit financiar, si dhe për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale të Bankës Popullore.
“Bashkëpunimi i vendosur përfaqëson një nxitje për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të Bankës Popullore në disa fusha të rëndësishme të operimit dhe konfirmim të partneritetit afatgjatë mes shtetit tonë dhe Zvicrës”, tha guvernatori Sllaveski duke theksuar rolin e bankës qendrore në sigurimin e stabilitetit makroekonomik dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
"Zvicra ka qenë një partner i përkushtuar në zhvillimin e Maqedonisë së Veriut për më shumë se 30 vjet. Përmes këtij memorandumi të bashkëpunimit, ne konfirmojmë mbështetjen tonë për institucionet dhe reformat ekonomike të vendit, si dhe për një bankë qendrore të fortë, të pavarur dhe të besueshme që zbaton standardet ndërkombëtare dhe evropiane. Zvicra e respekton këtë partneritet dhe është e përkushtuar për të promovuar stabilitetin makroekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik", theksoi Ambasadorja Sommer.
Në kuadër të Programit, aktivitetet synojnë përmirësimin e zbatimit të politikës monetare, promovimin e sektorit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, forcimin e rezistencës, qëndrueshmërinë dhe efikasitetin në punë. Mbështetja përfshin analizë dhe zbatim të politikës monetare, të dhëna makroekonomike dhe statistika, hulumtime, stabilitet dhe përfshirje financiare, zhvillim të zgjidhjeve të reja digjitale për modernizimin e infrastrukturës pagesore nëpërmjet përmirësimit të qasjes deri te shërbimet pagesore, qëndrueshmërisë ekologjike, udhëheqjes me rreziqet, si dhe menaxhimit me burimet njerëzore dhe bashkëpunimit ndërkombëtarë.
Bashkëpunimi kryhet në kuadër të Programit të Ndihmës Bilaterale dhe Zhvillimit të Kapaciteteve për Bankat Qendrore (BCC), i financuar nga SECO dhe i zbatuar nga Instituti i Gjenevës për Studime Ndërkombëtare dhe Zhvillimore. Programi synon të forcojë kapacitetet e bankave qendrore në vendet në zhvillim duke përmirësuar ekspertizën e tyre analitike dhe teknike për të kryer politikë monetare efikase dhe për të ruajtur një sistem financiar të qëndrueshëm. Me nënshkrimin e Memorandumit, Banka Kombëtare do të jetë pjesë e këtij rrjeti institucionesh që investojnë në njohuri dhe progres përmes këtij programi.