Zëvendësguvernatorja Ana Mitreska në panel diskutimin "Wood and Company" mbi ekonominë dhe politikën monetare
Shkup, 17 shtator 2021
Zëvendësguvernatorja e Bankës Popullore, Ana Mitreska, mori pjesë në panel diskutimin e organizuar nga banka e njohur e investimeve "Wood and Company". Gjatë panel diskutimit, u diskutuan më shumë çështje të lidhura me gjendjen aktuale të ekonomisë dhe rimëkëmbjen e saj, dinamikën e inflacionit, dhe vëmendje e veçant iu kushtua vlerësimit të efekteve nga masat e ndërmara nga banka qëndrore për të zbutur efektet e pandemisë.
Në fjalën e saj, zëvendësguvernatorja Mitreska trajtoi çështje që lidhen me inflacionin, të cilat me paraqitjen e pandemisë përsëri u gjetën në fokusin e bankave qendrore.
“Ashtu si në eurozonë dhe në vendet e rajonit, presione të caktuara të çmimeve vërehen edhe në ekonominë maqedonase. Deri tani, ngjajshëm si bankat e tjera qendrore, këto lëvizje globale ne i vlerësojmë si të përkohshme, të nxitura nga rritja e çmimeve të produkteve primare dhe ndërprerjet e përkohshme të zinxhirit të furnizimit të shkaktuara nga pandemia." - theksoi Mitreska dhe shtoi se, megjithatë, duke pasur parasysh pasigurinë e lartë, dinamika e çmimeve dhe burimet e rritjes së tyre, monitorohen me kujdes.
Gjatë diskutimit, vëmendje e veçantë iu kushtua vlerësimit të efekteve të masave të marra nga banka qendrore si përgjigje ndaj krizës pandemike. Zhvillimet e vazhdueshme të favorshme në bazën e depozitave dhe tregun valutor tregojnë se masat e marra nga banka qendrore janë të suksesshme në qetësimin e tregjeve dhe ruajtjen e besimit. Përveç kësaj, sipas saj, masat monetare ishin kritike në fillim të krizës për sigurimin e likuiditetit, në kushte pasigurie dhe të paparashikueshme të tregjeve të kapitalit ndërkombëtar. Politika monetare e relaksuar gjithashtu mbështeti tregun e kredisë, dukshëm përmes rënies së vazhdueshme të çmimit të kredive dhe përshpejtimit të rritjes së kredisë gjatë pandemisë.
“Më pas, të gjithë treguesit e stabilitetit të kursit të këmbimit dhe sistemit bankar mbeten të favorshëm. Me atë, masat e marra nga banka qendrore i vlerësojmë si të balancuara, me mbështetje për ekonominë dhe në të njëjtën kohë për ruajtjen e stabilitetit." - theksoi Mitreska.