Shkup, 18 shkurt 2023
Ligji i ri për Stabilitetin Financiar kontribuon në forcimin e mëtejshëm të stabilitetit financiar përmes vendosjes formale të Komitetit për Stabilitet Financiar, me të cilën kryeson guvernatorja e Bankës Popullore dhe ka përfaqësues nga të gjithë rregullatorët financiarë. Komiteti është përgjegjës për ndjekjen e koordinuar të gjendjeve në sistemin financiar dhe marrjen e aktiviteteve për parandalimin ose reduktimin e rreziqeve sistematike. Banka Popullore aktualisht përgatit një strategji makroprudenciale me të cilën detajisht do të përcaktohen qëllimet makroprudenciale, instrumentet dhe treguesit për ndjekjen e stabilitetit financiar, dhe pritet që së shpejti do të miratohet nga Komiteti. Kjo u theksua në takimin e punës së guvernatores të Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe viceguvernatorit, Fadil Bajrami, me ushtruesin e detyrës zëvendës ambasadorin e SHBA-së në vend, Kristofer Zimer dhe Jordan Damçevski, ekonomist i lartë në Ambasadë.
Në takim, guvernatorja theksoi se Banka Popullore vitin e kaluar miratoi një masë makroprudenciale që synon forcimin e mëtejshëm të pozitës kapitale të sistemit bankar, gjegjësisht vendosi një shtresë mbrojtëse kundërciklike të kapitalit prej 0,5%. Në fillim të këtij viti, gjithashtu u prezantua një kërkesë shtesë për shtresë kundërciklike të mbrojtjes së kapitalit prej 0,25%. Këto masa do të kontribuojnë në ruajtjen e nivelit të lartë të kapitalizimit të sistemit bankar, i cili aktualisht është 17,7% dhe është më i larti në dekadën e fundit. Kapitalizimi është parakusht për mbështetje solide kreditore për ekonominë, e cila vitin e kaluar shënoi rritje prej 9,4%, me rritje të lartë të kreditimit të sektorit korporativ prej 11,5%.
Në takim u bisedua edhe për parashikimet e rritjes së ekonomisë maqedonase, dhe u konstatua se edhe pse projeksionet e fundit të FMN-së tregojnë parashikime më të mira për rritjen e ekonomisë së BE-së, partneri ynë më i madh tregtar, edhe më tej ekzistojnë rreziqe rreth rrugës së parashikuar të rritjes së ekonomisë vendase edhe ai do të varet kryesisht nga mjedisi i jashtëm.
Në fund u theksua përkushtimi për vazhdimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}