Shkup, 18 janar 2023
Afati i fundit për dorëzim të punimeve për Konkursin për Çmimin e Vitit nga fusha e makroekonomisë dhe veprimtarisë bankare për vitin 2023 është 1 shkurt 2023. Të gjithë hulumtuesit e rinj të interesuar mund të dorëzojnë punimin e tyre, sipas kushteve dhe kritereve të thirrjes publike të shpallur në korrik të vitit të kaluar.
Të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në 35 vjet, të cilët nuk janë punonjës të Bankës Popullore dhe nuk janë anëtarë të Këshillit. Autorët kanë të drejtë të konkurrojnë në Konkursin për përzgjedhje të punimit më të mirë me punim tashmë të botuar, por jo para 1 janarit të vitit 2021. Punimet dorëzohen deri te Banka Popullore në mënyrë elektronike në e-adresën: [email protected] Punimet dhe informacionet e dorëzuara do të trajtohen si materiale konfidenciale.
Çmimi i Vitit i Bankës Popullore për punimin më të mirë është 100.000,00 denarë. Megjithatë, nëse Këshilli për Vlerësim vlerëson se punimi i dytë është gjithashtu me cilësi afër punimit më të mirë, Banka Popullore mund të ndajë edhe çmim të dytë në shumën prej 50.000,00 denarë. Me vlerësim të Këshillit për Vlerësim, mund të ndahet vetëm çmim i dytë ose mos të ndahet Çmimi i Vitit aspak, nëse konsiderohet se asnjë nga punimet nuk i plotëson kushtet e nevojshme.
Banka Popullore vazhdimisht inkurajon hulumtimin shkencor në fushën e makroekonomisë dhe veprimtarisë bankare. Përveç Klubit të Hulumtuesve, ku hulumtuesit kanë mundësi të prezantojnë punimet e tyre, Çmimi i Vitit për hulumtuesit e rinj është mjet shtesë i Bankës Popullore për motivimin e popullatës së re, nxitjen dhe zhvillimin e punës hulumtuese dhe analitike në fushën e ekonomisë.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}