Më 15 janar, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska zhvilloi një takim me ambasadorin italian, Andrea Silvestri, i cili mori detyrën në vendin tonë nëntorin e kaluar.
Ekselenca e tij Silvestri, theksoi se roli dhe pavarësia e bankave qendrore është shumë e rëndësishme, veçanërisht në periudha të këtilla krize. Ambasadori shprehu kënaqësinë me aktivitetet dhe masat e marra nga Banka Popullore në trajtimin e pasojave ekonomike nga kriza dhe ruajtjen e stabilitetit makroekonomik. Ambasadori Silvestri gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së një politike prudentet monetare dhe fiskale në funksion të situatës së pandemisë për shkak të ringjalljes ekonomike në vend gjatë vitit 2021.
Në takim guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska iu referua masave të marra për trajtimin e sfidave të shkaktuara nga kriza e koronës, si dhe parashikimeve makroekonomike të Bankës Popullore sipas të cilave parashihet një rritje ekonomike prej 3,9% dhe inflacion prej rreth 1,5% për vitin 2021. Duke bërë këtë, ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe me institucionet evropiane, për të siguruar burime të përshtatshme të financimit për reformat strukturore të cilat do të rrisin potencialin e ekonomisë në plan afatmesëm, por edhe për ndërtimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale.
Guvernatorja Angelovksa-Bezhoska dhe ambasadori italian Silvestri shprehën angazhimet e forta për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Takimi ishte gjithashtu një mundësi për të riafirmuar mbështetjen italiane për orientimin evropian të vendit, e cila duhet të inkurajohet përmes bashkëpunimit në të gjitha fushat.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}