Shkup, 17 dhjetor 2025
Të nderuar përdorues të të dhënave,
Banka Popullore fillon sot me publikimin e rregullt të të dhënave tremujore mbi llogaritë financiare - transaksionet, duke pasuruar kështu setin e të dhënave statistikore në fushën e llogarive financiare me informacione të reja mbi huamarrjen neto dhe/ose kreditimin neto midis sektorëve në ekonominë vendase dhe me sektorin "e huaj".
Përveç publikimit të rregullt të të dhënave mbi llogaritë financiare - bilancet, duke publikuar të dhëna mbi transaksionet, Banka Popullore u vë në dispozicion bartësve të politikës, komunitetit shkencor dhe hulumtues dhe publikut të gjerë të dhëna të reja për analizimin e burimeve dhe dinamikës së lëvizjeve financiare midis sektorëve, si dhe për një vlerësim më të mirë të sjelljes financiare të sektorëve individual. Ndryshe nga bilancet, transaksionet tregojnë ndryshimin në periudhën raportuese, që rezulton nga huamarrja ose huadhënia e re, blerja/shitja e mjeteve financiare ose krijimi/zvogëlimi i detyrimeve (për shembull: blerja/shitja e letrave me vlerë, ndryshimet në kredi, investimet dhe tërheqjet e kapitalit, etj.).
Të dhënat do të hartohen çdo tremujor, në bazë të pakonsoliduar dhe të konsoliduar, të shprehura në valutë vendase (në milionë denarë). Një seri kohore e të dhënave për periudhën nga tremujori i parë i vitit 2016 deri në tremujorin e dytë të vitit 2025, si dhe shpjegime të shkurtra metodologjike, janë publikuar në faqen e internetit të Bankës Popullore. Të dhënat janë hartuar në përputhje me standardet statistikore ndërkombëtare dhe europiane dhe do të publikohen rregullisht, katër muaj pas përfundimit të periudhës raportuese (tremujore).
Publikimi i të dhënave statistikore mbi transaksionet e llogarive financiare është një tjetër konfirmim i përpjekjeve të vazhdueshme të Bankës Popullore për të përmbushur plotësisht kërkesat më të larta statistikore dhe për të përmirësuar më tej operacionet e saj dhe për t'u përgatitur në kohë për anëtarësim në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore, i cili është gjithashtu një nga qëllimet tona strategjike.
Të dhënat dhe sqarimet metodologjike do të jenë të disponueshme në lidhjen vijuese:
https://www.nbrm.mk/statistika-na-finansiski-smetki-al.nspx
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}