Shkup, 17 qershor 2025
Banka Popullore shpalli konkursin për Çmimin Vjetor për Hulumtues të Rinj për punimin më të mirë nga fusha e makroekonomisë dhe bankimit për vitin 2026. Çmimi jepet për të inkurajuar zhvillimin e mendimit shkencor dhe përpunimin e punimeve në fushën e makroekonomisë dhe bankave dhe sistemeve bankare, si dhe për të promovuar kuadro të reja dhe profesionale.
Kush mund të merr pjesë?
Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të moshës deri më 35 vjet. Të punësuarit e Bankës Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në Konkurs.
Çka duhet të përmbajë punimi konkurrues?
Punimi duhet patjetër të përmbajë edhe shqyrtim të ekonomisë maqedonase mbi temën përkatëse. Punimi nuk duhet të kalojë 80.000 karaktere duke përfshirë hapësirat (pa fusnotat, shtojcat, grafikonet, tabelat, abstraktin, bibliografinë, anekset) dhe është e pëlqyeshme të ketë strukturë standarde të kërkimit shkencor, që përmban pjesët themelore të mëposhtme:
abstraktin;
përmbledhjen e literaturës së konsultuar nga fusha që po hulumtohet;
përshkrimin e metodave të hulumtimit të përdorura në punim;
analizën;
vëzhgimet përfundimtare dhe
bibliografinë.
A mund të konkurrohet me punim që tashmë është botuar?
Autorët kanë të drejtë të konkurrojnë në Konkursin për përzgjedhjen e punimit më të mirë me punim të botuar tashmë, por jo përpara datës 1 janar 2024. Nëse dorëzoni punim që është botuar tanimë, autori duhet të tregojë se kur dhe ku është botuar punimi.
Si dhe ku dorëzohen punimet?
Punimet dorëzohen deri te Banka Popullore me referencë: “Për Çmimin Vjetor të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, në formë elektronike, në formantin “word”, në adresën e e-mailit: [email protected]. Përkrah punimit, autori duhet të paraqes edhe të dhëna biografike. Punimet e dorëzuara do të trajtohen si materiale me karakter konfidencial.
Një autor ka të drejtë të paraqes vetëm një punim. Punimet dorëzohen në gjuhën maqedonase, shqipe ose angleze.
Sipas cilave kritere do të vlerësohen punimet?
Rëndësisë së fushës së hulumtimit për rastin maqedonas;
Përshtatshmërisë së rishikimit të literaturës në fushën e analizuar;
Qartësisë në përcaktimin e problemit dhe objektivave të hulumtimit;
Përshtatshmërisë së përshkrimit të kontekstit dhe informacionit (përshtatshmëria e analizës së trendeve në zonën e analizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut);
Përshtatshmërisë së qasjes statistiko-ekonometrike të përdorur;
Konsistencës dhe logjikës së tezave në punim;
Përfundimeve dhe rekomandimeve dhe përshtatshmërisë së tyre.
Cili është afati përfundimtar për dorëzimin e punimeve?
Afati i fundit i dorëzimit të punimeve është 1 shkurti 2026.
Nga çfarë përbëhet Çmimi Vjetor?
Çmimi është në formë monetare, i cili për punimin e vendit të parë është 130.000 denarë, ndërsa çmimi i dytë është 65.000 denarë.
Ku është shpallur konkursi?
Konkursi është shpallur në lidhjen e mëposhtme.