Shkup, 17 prill 2021
Pandemia theksoi nevojën për banka qendrore të forta dhe të pavarura që do të sigurojnë mbështetje gjatë menaxhimit me krizën brenda kompetencave të tyre. Prandaj, është me rëndësi të veçantë të përmirësojmë kornizën ligjore të Bankës Popullore, gjë që do të mundësojë pavarësi të plotë, si një parakusht për arritjen e mëtejshme të suksesshme të qëllimeve të saj.
Kjo, ndër të tjera, u diskutua në takimin me drejtorin e Departamentit të FMN-së për Evropën, Alfred Kamer, në kuadër të Takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore, në të cilën morën pjesë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe viceguvernatorët Fadil Bajrami, Emilija Nacevska dhe Ana Mitreska.
Vëmendje e veçantë iu kushtua çështjes së stabilitetit financiar, e cila provoi të ishte një shtyllë solide e ekonomisë maqedonase, e mbështetur nga një sistem bankar i qëndrueshëm. Duke pasur parasysh pandeminë e zgjatur dhe pasigurinë në rritje, u theksua se është thelbësore të bëhet një vlerësim i vazhdueshëm i tendencave dhe pritjeve në të ardhmen, dhe se masat dhe vendimet për sektorin financiar duhet të jenë parandaluese. Një shembull i kësaj është vendimi i fundit për të kufizuar përkohësisht shpërndarjen dhe pagimin e dividendëve.
Në kuadër të Takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore u mbajt edhe një takim me përfaqësuesen e përhershme të FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Stefani Eble.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}