Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë Operative Monetare të Bankës Popullore
Shkup, 16 mars 2022
Me 15 mars të vitit 2022 u mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë Operative Monetare të Bankës Qendrore (KOMP), në të cilën u shqyrtuan lëvizjet më të reja të tregjeve financiare ndërkombëtare dhe vendase dhe treguesit për ekonominë e vendit në kuadër të vendosjes së politikës monetare.
Në mbledhjen e Komitetit u konstatua se ndodhitë në Ukrainë ndjeshëm e ndryshuan kuadrin global ekonomik dhe ndikojnë mbi ekonominë e vendit. Ato nënkuptojnë rrezik për rritje të inflacionit dhe rrezik në rënie për rritjen ekonomike. Nga njëra anë janë të dukshme efektet ndaj inflacionit, ndërsa nga ana tjetër rreziqet e uljes së kërkesës për shkak të rritjes së pasigurisë tashmë janë të sigurta, përmbajtja e subjekteve të vendit dhe kërkesa e zvogëluar nga partnerët tanë tregëtar. Në rrethana ku inflacioni kryesisht është i drejtuar nga faktorë të jashtëm të ofertës dhe reziqet e rritjes së ekonomisë (kërkesës) janë në ulje, u vendos që për momentin norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar, në nivelin prej 1,25% dhe të ofrohet shumë e pandryshueshme e bonove prej 10 miliardë denarë. Vendosja aktuale monetare mbështet kreditimin për kompanitë dhe qytetarët, jep mbështetje të mëtutjeshme për rimëkëmbje të ekonomisë.
Megjithatë, do të vazhdojmë me rivlersim të vendosjes së politikës monetare, duke pasur parasysh informatat e fundit të konfliktit, si dhe masat fiskale dhe implikimet nga ato ndaj ekonomisë së vendit. Në fakt, tash më është nisur cikli i ri i projeksioneve makroekonomike në kuadër të së cilëve do të bëhet rivlersimi gjithëpërfshirës i vendosjes monetare politike. Nëse vlerësohet si e nevojshme, banka qëndrore do të reagoj edhe më shpejt.
Përsa i përket inflacionit në ekonominë e brendshme, vërehen rritje të çmimeve, për momentin të pranishme në të gjitha vendet. Kështu, në dy muajt e parë të vitit 2022 është realizuar normë mesatare e inflacionit prej 7,1%. Kryesisht, përshpejtimi i inflacionit është pasqyrë e rritjes së çmimeve në botë të produkteve primare (ushqim dhe energjensa), por edhe në përgjithësi të çmimeve të importit. Kjo veçanarisht është e dukshme në ekonomitë që varen nga importi, ku pjesa më e madhe e konsumit është e importuar, siç ndodh edhe me ekonominë tonë, si një nga ekonomitë më të hapura tregare në rajon. Projeksionet e fundit të BQE-së për inflacionin në BE, si partneri ynë më i rëndësishëm për import, si dhe rishikimet në rritje të çmimeve të energjensave dhe ushqimit në botë edhe tek ne këtë vit referojnë në inflacion më të lartë në krahasimet me parashikimet e vjeshtës dhe pastaj ulje graduale vitin e ardhshëm. Gjithashtu, ndiqen edhe faktorët e vendit, veçanarisht gjendja e tregut të punës dhe ndikimi i tyre i mundshëm në periudhen që vijon. Mbetet e theksuar pasiguria lidhur me ndryshimet e çmimeve edhe më tutje, në pajtueshmëri me efektet e pasigurta ekonomike të lidhura me zhvillimin dhe menaxhimin e pandemisë dhe tensionet aktuale gjeopolitike. Banka Popullore, është duke i ndjekur me kujdes të gjitha ndryshimet dhe nëse rritja e çmimeve vazhdon, vërehen presione më të theksuara dhe ndikon ndjeshëm në pritjet e inflacionit dhe është e gatshme për të reaguar përshtatshëm me instrumentet që i ka në dispozicion.
Niveli i rezervave valutore dhe analizat e treguesëve të përshtatshmërisë së tyre tregojnë se ato edhe më tutje qëndrojnë në zonën e sigurt. Ambienti i pasigurt, për shkak të paraqitjes së goditjeve të reja, por edhe të spekulimeve aktuale të pabaza në publik rreth stabilitetit të normës së shkëmbimit kanë pasoja të pafavorshme në kërkesën e valutave në ekonomi. Stabiliteti i normës së shkëmbimit është i garantuar dhe nuk duhet vënë në dyshim. Në këtë kontekst, në seancën e Komisionit u shqyrtuan ndrshimet në strukturën valutore të kursimeve, si dhe sjelljet e subjekteve në tregun valutor dhe të këmbimit. U konstatua se disa masa të caktuara, siç është ndryshimi i rezervës së detyrueshme mund të shfrytëzohen si reaksion i tendencave të tilla.
Lidhur me lëvizjet në ekonominë reale, në tremujorin e katërt të vitit 2021, PBB-ja reale shënon rritje prej 2,3% në bazë vjetore, e cila është më e vogël se sa pritej sipas projeksioneve të tetorit. Me këto arritje vazhdoi rritja e ekonomisë së vendit, por me dinamikë më të ngadalsuar, në kushtë të përhapjes së valës së pestë të pandemisë lidhur me llojin “Omikron” të Kovid-19, ndërprerjet globale të zinxhireve të furnizimit dhe paraqitja e efekteve të para të ndërprerjeve të tregut të energjensave. Duke parë gjithë vitin 2021, ekonomia shënon rritje reale prej 4%, që është në kuadër të parashikimeve të projektimeve në tetor të Bankës Popullore (3,9%). Të dhënat me frekuencë të lartë për tremujorin e parë të vitit 2022 janë të pjesërishme dhe të pamjaftueshme për perceptimin e situatës në tërësi, ndërsa vlerësimi është bërë edhe më i vështirë shkaku i krizës në Ukrainë. Të dhënat në janar tregojnë rritje reale të mëtutjeshme në qarkullimin e tregëtisë totale, si dhe rritje të vogël në prodhimtarinë industriale në bazë vjetore, pas rënies në tremujorin e kaluar. Duke marrë parasysh ndodhitë e fundit gjeopolitike, rreziqet rreth projektimit të rritjes dhe perspektivave ekonomike janë në drejtim të rënies.
Lëvizjet e qëndrueshme në sektorin monetar vazhduan edhe në shkurt. Në pajtueshmëri me të dhënat preliminare, në shkurt të vitit 2022 kreditë dhe depozitat shënojnë norma të qëndrueshme të rritjes. Përshpejtohet rritja e kreditimit të sektorit të korporatave, që edhe më tutje është më e theksuar se kreditimi i popullatës.
Në përgjithësi, në seancën e Komitetit u konstatua se pasiguria dhe rreziqet nga ecuria e mëtejshme e pandemisë janë theksuar ndjeshëm nga përshkallëzimi i tensioneve gjeopolitike, dhe efekteve të mundshme të tyre, para së gjithash mbi rritjen globale të çmimeve, por edhe ndaj flukseve tregtare dhe kërkesës, që kërkon ndjekjen e situatës me kujdes. Banka Popullore vazhdon ti ndjek me kujdes lëvizjet, rreziqet dhe ndryshimet në kushtet globale dhe vendase dhe mbetet e gatshme për reagim të përshtatshëm përmes instrumenteve në dispozicion.