Shkup, 15 prill 2022
Fokusi i politikës monetare duhet të jetë ruajtja e stabilitetit të çmimeve dhe rrjedhimisht stabilitetit të përgjithshëm makroekonomik, që është kontributi më i mirë që mund ta japë. Këtë theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, duke folur në panel-diskutimin “Mbajtja e rritjes së brendshme në kushtet e balancimit post-pandemik, presioneve të çmimeve dhe luftës në Ukrainë” në kuadër të Forumit Ekonomik të organizuar nga “Finance Think”.
Duke folur për mënyrën e mbështetjes së rritjes ekonomike dhe në të njejtën kohë të stabilizimin e inflacionit të shkaktuar nga konflikti luftarak në Ukrainë, guvernatorja theksoi se veçanarisht është i rëndësishim koordinimi i politikës fiskale me atë monetare. Në afat më të shkurt, nëpërmjet masave fiskale në mënyrë më direkte mund të zbutet transmetimi i rritjes globale të çmimeve të energjisë ndaj çmimeve të mallrave të konsumit, si dhe në masë të caktuar të kompensohet humbja e të ardhurave në kategoritë më të goditura. Nga ana tjetër, politika monetare duhet të drejtohet kah ruajtja e stabilitetit të çmimeve dhe makroekonomisë.
Në periudhë afatmesme, pas stabilizimit të gjendjes, nevojitet konsolidim gradual fiskal, ndërsa vëmendje më të madhe drejt reformave strukturore të cilët duhet ta ulin ndjeshmërinë e ekonomisë dhe ta rrisin qëndrueshmërinë e saj dhe rritjen e mundshme.
“Është e ditur se politikat makroekonomike, veçanërisht politika monetare nuk mund të zëvendësojnë reformat strukturore themelore. Vetëm me reforma strukturore mund të zbulohen pikat e dobëta të ekonomive, të përmirësohen bazat dhe të rritet mundësia për rritje, dhe në këtë mënyrë mbrojtja nga tronditjet e mundëshme në të ardhmen”, tha guvernatorja.
Në panel-diskutimin, përkrah guvernatorës së Bankës Popullore, morrën pjesë edhe ministri i financave, Fatmir Besimi, përfaqësuesi rajonal i FNM-së për Ballkanin Perëndimor, Stefani Eble dhe drejtori i Zyrës së Bankës Popullore në vend, Masimilijano Paolluçi.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}