Shkup, 14 mars 2023
Banka Popullore ka nderin këtë vit të jetë nikoqire e Forumit Vjetor të “Iniciativës së Vjenës” – kornizëndërkombëtare bashkëpunimi për ruajtjen të stabilitetit financiar në rajonin e Europës Qëndrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJ). Forumi do të mbahet më 23 dhe 24 mars në Shkup. Kjo është një nga tubimet më të mëdha vjetore në fushën e financave në Europë, në të cilin të gjithë aktorët relevant, institucionet financiare ndërkombëtare, institucionet financiare europiane, rregullatorët dhe përfaqësuesit e sektorit privat financiar diskutojnë për drejtimet e ardhshme në politikat e lidhura me sektorin bankar, por edhe për çështje më të përgjithshme makroekonomike.
“Iniciativa e Vjenës” është platformë e cila i lidh institucionet ndërkombëtare financiare, rregullatorët bankar dhe përfaqësuesit e grupeve bankare të Europës, të pranishëm në rajonin e EQLJ-së. Ajo është formuar nëpërmjet koordinimit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Europiane të Investimeve, Komisionit Europian, Fondit Ndërkombëtar Monetar dhe Bankës Botërore, gjatë valës së parë të Krizës globale financiare në vitin 2009. Iniciativa siguroi forum për marrjen e vendimeve dhe koordinimpër tu parandaluar rreziqet sistematike bankare dhe për sigurim të kushteve për rrjedha të pandërprera të kredive në ekonomitë e rajonit. Pas përfundimit të Krizës globale financiare, korniza edhe më tej ekziston si platformë diskutimi mes rregullatorëve dhe bankave për çështjet si zhvlerësimi, kreditë me probleme, fragmentimi bankar, zbatimi i standardeve të reja rregulluese për bankat, si dhe mbështetje të përshtatjes së rajonit drejt modelit të ri të rritjes.
Në Forumin në Shkup janë paralajmruar mysafirë të lartë, guvernatorë të bankave qëndrore nga EQLJ-ja dhe përfaqësues të lartë nga Banka Europiane e Investimeve, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Fondi Ndërkombëtar Monetar, Banka Botërore, Banka Qëndrore Europiane dhe Komisioni Europian, si dhe përfaqësues nga sektori bankar.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}