Shkup, 12 qershor 2024
Norma bazë e interesit mbahet në nivelin prej 6,30%
Më 11 qershor 2024 u mbajt mbledhja e rregullt Bordit ekzektuv për vendosjen e politikës monetare të Bankës Popullore, në të cilën u shqyrtuan të dhënat dhe informacionet e fundit për ekonominë globale dhe të brendshme dhe ngjarjet e fundit të tregjeve ndërkombëtare dhe vendase në kontekstin e vendosjes së politikës monetare.
Në mbledhjen u vlerësua se vendosja aktuale e politikës monetare është e përshtatshme me kushtet në ekonomi. Kështu, norma e interesit të bonove të thesarit mbetet në nivelin prej 6,30%, ndërsa normat e interesit të depozitave njëditore dhe atyre 7 ditore në nivelet prej 4,20% dhe 4,25%, përkatësisht. Oferta e bonove të thesarit në ankandin e rregullt është gjithashtu e pandryshuar dhe shënon 10 miliardë denarë. Edhe më tej pritet që niveli aktual i normave të interesit, së bashku me ndryshimet e deritanishme te rezerva e detyrueshme dhe masat e marra makroprudenciale do të kontribuojnë për ngadalësimin e inflacionit dhe për rruajtjen e stabilitetit të kursit valutor. Njëkohësisht, ndryshimet e fundit te instrumenti i rezervës së detyrueshme, zbatimi i së cilës fillon nga qershori, sigurojnë mbështetje shtesë për prudentshmërinë e politikës monetare.
Theksi kryesor gjatë marrjes së vendimit të rruatjes së vendosjes aktuale të politikës monetare u vendos në nevojën nga stabilizimi i inflacionit dhe pritjeve inflacioniste në bazë më të qëndrueshme. Inflacioni në maj 2024 u përshpejtua mesatarisht dhe arriti 4,5% në nivel vjetor, me kontribut pozitiv për rritjen si nga inflacioni bazë, ashtu edhe nga komponentet tjera. Mirëpo, dinamika e inflacionit në maj nuk devijon nga drejtimi i lëvizjes së paraparë në kuadër të parashikimeve pranverore të Bankës Popullore. Sipas këtyre parashikimeve, për tërë vitin 2024 pritet një inflacion mesatar prej 3,5%. Në raport me çmimet e produkteve primare të bursave, parashikimet e fundit janë të rishikuara në rritje, pra pritet një rënie e vogël këtë vit, ndërsa konteksti i paqëndrueshëm gjeopolitik vazhdon të krijojë pasiguri dhe rreziqe në rritje për periudhën e ardhshme. Prandaj, u vlerësua se nevojitet kujdes i mëtejshëm në drejtimin e politikës monetare. Lidhur me politikën e Bankës Qendrore Europiane (BQE), në mbledhjen e fundit në qershor u miratua vendimi për uljen e normave bazë të interesit për 0,25 p.p., në pajtim me pritjet e tregjeve. Prandaj, BQE-ja theksoi se pavarësisht uljes, me nivelin e ri të normave të interesit, shtrëngimi dhe kujdesshmëria e politikës monetare vazhdon të ruhet.
Gjendja e tregut valutor është e qëndrueshme dhe zhvillimet janë të favorshme. Niveli i rezervave valutore në fund të majit arrin 4.293,6 milionë euro, që është përkatëse për ruajtjen e stabilitetit të kursit të valutës vendase. Zhvillimet e tregut valutor edhe më tej janë të favorshme dhe kontribuojnë për intervenimet me blerje neto të valutave të huaja nga Banka Popullore nga fillimi i vitit, me të hyra solide të valutave të huaja dhe të tregut të këmbimit. Në raport me të dhënat e fundit të disponueshme të sektorit të jashtëm, deficiti tregtar në prill 2024 është në pajtim me pritjet e ciklit të parashikimeve të prillit. Arritjet e tregut të këmbimit në tremujorin e dytë, me përfundim në dekadën e dytë të majit për momentin janë afër të hyrave neto të parashikuara nga transferimet private.
Rritja ekonomike në tremujorin e parë të vitit 2024 u përshpejtua lehtësisht, në përputhje me parashikimet e Bankës Popullore, por më pak se sa pritej. Rritja reale e ekonimisë është 1,2% në bazë vjetore, me rritje të mëtejshme edhe në baza tremujore. Të dhënat me frekuencë të lartë për tremujorin e dytë të vitit 2024 me të cilat disponohet tregon për një rritje reale të lartë vjetore të qarkullimin të tregtisë së përgjithshme, ndërsa prodhimi industrial shënon rënie të moderuar. Mirëpo, disponueshmëria e të dhënave është e kufizuar dhe nuk është e mjaftueshme për vlerësim më të saktë. Në raport me rreziqet për rritjen e periudhës së ardhshme, ato edhe më tej janë të pranishme dhe lidhen kryesisht me ngjarjet në mjedisin e jashtëm, por edhe me intensitetetin e realizimit të projekteve vendase infrastrukturore.
Në sektorin monetar, sipas të dhënave fillestare për maj 2024, potenciale depozitar i bankave edhe më tej rritet, ngjashëm me pritshmëritë, me një rritje më të vogël nga parashikimet.
Në përgjithësi, treguesit e fundit makroekonimik janë aktualisht afër pritshmërive nga parashikimet e fundit, por kushtet për zhvillimin e politikës monetare janë ende të pasigurta. Kërkohet monitorimi i mëtejshëm i kujdesshëm i dinamikës dhe faktorëve të inflacionit, si dhe kujdesshmëri në raport me udhëheqjen e politikave makroekonomike të cilat ndikojnë mbi kërkesën në ekonomi, përfshirë edhe në tregun e punës. Banka Popullore edhe më tej është e gatshme ti përdorë të gjitha instrumentet e nevojshme dhe të merr masa përkatëse me të cilat do të kontribuohet në rruajtjen e stabilitetit të kursit valutor, stabilizimit të pritjeve inflacioniste dhe për stabilitetin e çmimeve në afat të mesëm.