Guvernatorja e Bankës Popullore në Takimin Rajonal të Guvernatorëve në Rovinj, Kroaci
Rovinj-Shkup, 12 qershor 2021
Duke aluduar në periudhën pas pandemisë, është koha për të shqyrtuar se si në mënyrë të pandërprerë të ndryshohen politikat e përgjithshme ekonomike me politika më specifike, të cilat do ta lehtësojnë rishpërndarjen optimale të burimeve dhe transformimin ekonomik pas krizës për të rritur potencialin për rritje më të lartë ekonomike. Në mënyrë që të hiqen mbresat ekonomike nga pandemia duhet të forcohet qëndrueshmëria e ekonomive dhe të stimulohet rritja e produktivitetit. Në të njëjtën kohë, zgjidhja e çështjeve strukturore parapandemike duhet të vazhdojë, por gjithashtu duhet qenë në një hap me nevojat pas pandemike që shfaqen, veçanërisht në fushën e dixhitalizimit.
Kjo u theksua nga guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, në Takimin Rajonal të Guvernatorëve, i cili u mbajt në Rovinj, Kroaci.
Në fjalën e saj, ajo gjithashtu iu referua nevojës për të investuar në infrastrukturë, veçanërisht në infrastrukturën e informacionit, si baza e ekonomisë së re, në mënyrë që të përshpejtohet transformimi dixhital i ekonomive.
„Edhe pse është e qartë se trendi i dixhitalizimit u përshpejtua dhe forcua nga kriza shëndetësore, duhet të bëhen përpjekje më të mëdha për të azhurnuar infrastrukturën, për të zgjeruar qasjen në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, për të promovuar tranzicion efektiv dhe të përhapur të shumë aktiviteteve të platformës dixhitale dhe për mbylljen e boshllëkut dixhital në ekonomi. Kjo do të rrisë fitimet e produktivitetit përmes miratimit më të shpejtë të produkteve dhe proceseve të reja dhe do t'i mundësojë sektorit privat që të përshtatet lehtësisht me ndryshimet e sjella nga kriza shëndetësore.“ - tha guvernatorja e Bankës Popullore.
Përveç kësaj, siç theksoi ajo, rritja e investimeve „tradicionale“ në transport, shëndetësi dhe energji do të përmirësonte konkurrencën dhe do të krijonte më shumë punësime, duke i bërë vendet më rezistente dhe të qëndrueshme.
„Cilësia e fuqisë punëtore është një nga parakushtet kryesore për ngritjen e mundësive për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe për këtë arsye duhet të synojë rritjen dhe transformimin e kapitalit njerëzor në ekonomi, paralelisht me transformimin dixhital. Prandaj, vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet rivitalizimit dhe transformimit të kapitalit njerëzor, përmes ridrejtimit dhe rritjes së kualifikimeve për aftësi të reja, të cilat duhet të mbështeten nga rritja e investimeve, veçanërisht në aftësitë për „vendeve të reja pas pandemike të punës“ dhe politikave aktive në tregun e punës, të cilat do të lehtësojnë disa nga problemet strukturore në tregun e punës.“ - theksoi Angelovska-Bezhoska.
Në diskutim, Angelovska-Bezhoska gjithashtu iu referua çështjeve të inflacionit, duke theksuar se në të gjithë rajonin, në këtë periudhë, ka lëvizje të çmimeve që ndikohen nga rritja e çmimeve globale, gjë që kërkon monitorim të vazhdueshëm të situatës, edhe pse normalizimi pritet të ndodhë vitin e ardhshëm, kur çmimi i produkteve parësore në tregjet botërore pritet të bjerë.
Angeloska-Bezhoska shfrytëzoi pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të bankave qendrore në rajon në këtë mbledhje të rëndësishme edhe për disa takime dypalëshe me kolegë nga bankat e tjera qendrore duke përmbledhur njohuritë nga përvoja me pandeminë dhe përpjekjet e bankave qendrore, dhe gjithashtu u diskutua dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, si në nivel rajonal dhe dypalësh.
Ngjarja u ndoq nga guvernatorët e bankave qendrore të pothuajse gjitha vendeve të rajonit.