Shkup, 12 maj 2021
Përmes një video konference prezantohen parashikimet e fundit të Bankës Popullore përpara korit diplomatik dhe përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare financiare.
Duke iu referuar parashikimeve, në prezantim, guvernatorja, Anita Angelovska-Bezhoska, theksoi se skenari makroekonomik dhe rreziqet rreth tij edhe këtë herë janë të kushtëzuara para së gjithash nga ngjarjet e mëtejshme lidhur me krizën shëndetësore në korniza globale. Në parashikimet e fundit, siç tha guvernatorja, nuk ka ndryshime të konsiderueshme krahasuar me ciklin paraprak të parashikimeve të tetorit.
„Pritet një rimëkëmbje e ekonomisë maqedonase, duke pritur kthimin e plotë dhe tejkalim në nivelin e para krizës në vitin 2022. Edhe ky skenar nuk tregon presione më të mëdha të inflacionet, ndërsa pozicioni i jashtëm vazhdon të jetë i favorshëm. Lidhur me burimet e rreziqeve, ato mbeten pothuajse tërësisht të lidhura me pandeminë e Kovid-19.“ - theksoi guvernatorja gjatë prezantimit.
Ajo iu referua edhe pritjeve për rritjen e mëtejshme të depozitave dhe kredive, dhe kështu edhe mbështetjes së konsiderueshme kreditore për ekonominë gjatë rimëkëmbjes pas goditjes së deritanishme të Kovid-19.
Përfaqësuesit diplomatikë në vend shprehën interes për perceptimet e bankës qendrore, duke pasur parasysh se parashikimet e saj makroekonomikë rregullisht konsiderohen si informacione thelbësore për vendimmarrjen e investitorëve të huaj në vend. Duke bërë këtë, u diskutua për më shumë çështje rreth segmenteve të përfshira me parashikimet, me ç’rast perceptimet e Banka Popullore u arsyetuan më hollësisht.
Prezantimi i parashikimeve makroekonomike të Bankës Popullore përpara korit diplomatik dhe përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare financiare është një praktikë tradicionale, dhe këtë herë, duke pasur parasysh rrethanat me pandeminë, për herë të dytë u zhvillua përmes një video konference.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}