Shkup, 12 prill 2021
Menaxhimi i kujdesshëm i rreziqeve dhe kuadri i duhur rregullator, në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare, i mundësuan sektorit bankar të përballet me krizën e koronës me një pozicion të fortë të kapitalit dhe likuiditetit. Qëndrueshmëria e sistemit bankar u konfirmua vitin e kaluar, duke ruajtur të gjithë treguesit në një nivel solid. Në të njëjtën kohë, sistemi bankar vazhdon të sigurojë mbështetje shtesë të kredisë, duke kontribuar në zbutjen e efekteve të pandemisë mbi pozicionin financiar të popullsisë dhe bilancet e sektorit të korporatave.
Kjo u tha në takimin e nënkryetares së Bankës Popullore për Evropë dhe Azi Qendrore, Ana Bjerde dhe drejtoreshës rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda van Gelder, në të cilin morën pjesë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe viceguvernatorët Fadil Bajrami, Emilija Nacevska dhe Ana Mitreska. Takimi u mbajt në kuadër të Takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore.
Në bisedë, ndër të tjera, u theksuan parametrat për sistemin bankar që pasqyrojnë pozicionin e tij të kapitalit dhe likuiditetit. Duke bërë këtë, u theksua se aftësia paguese dhe likuiditeti, nga fillimi i krizës së koronës, ishin më të mira se ato në fillim të krizës së madhe globale të viteve 2008 dhe 2009. Kjo tregon më shumë hapësirë për absorbimin e rreziqeve të mundshme dhe mbështetjen e pandërprerë të kredisë nga bankat në këtë periudhë, e cila është thelbësore për adresimin e sfidave të imponuara nga kriza shëndetësore.
Duke pasur parasysh natyrën e vazhdueshme të krizës globalisht, në periudhën në vazhdim rreziqet duhet të monitorohen me kujdes dhe duhet të sigurohen masa proaktive dhe parandaluese dhe vendimmarrje për t’i minimizuar ato. Rrjedhimisht, siç u konstatua, doli edhe vendimi i Bankës Popullore për kufizim të përkohshëm të shpërndarjes dhe pagesës së dividendëve, që do të thotë forcim të burimeve të mundshme të kapitalit për sistemin bankar.
Takimi theksoi veçmas mbështetjen e Bankës Popullore në trajtimin e pandemisë, si dhe mbështetjen për ekonominë tonë në rrugën drejt rimëkëmbjes së qëndrueshme përmes mobilizimit të sektorit privat dhe futjen e reformave që do të sigurojnë rritje që qëndrueshme dhe të përgjithshme.