Filluan Ditët e Edukimit Financiar
Nga data 11 deri më 13 maj në Skopje City Mall do të mbahet ngjarje publike për edukim financiar
Prej sot deri më datë 13 maj në Skopje City Mall do të mbahet ngjarja publike “Ditët e Edukimit Financiar”. Ngjarja treditore synon të vendosi një theks të fortë mbi edukimin financiar te njerëzit, si dhe të rrisë ndërgjegjen e tyre të përgjithshme për edukimi financiar.
Në hapjen zyrtare mbajtën fjalë Ministri i Financave, Guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Kryetari i Këshillit të Ekspertëve nga Agjencia për Mbikëqyrjet të Sigurimeve dhe Kryetari Këshillit të Ekspertëve nga Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional. Ngjarjen e udhëhiqte Kryetarja e Trupit Koordinues të Institucioneve Regullatore për Edukim Financiar në Republikën e Maqedonisë.
Sipas Ministrit për Financa, z. Dragan Tevdovski, kjo ngjarje paraqet një mundësi të vërtetë që qytetarët të njihen me institucionet financiare dhe mënyrën e tyre të punës.
“Me të vërtetë më vjen mirë se në tre ditët e ardhshme, në një vend do të jenë mblidhjen një numër i madh i institucioneve financiare dhe qëllimi dhe ideja kryesore e tyre janë të gjithë qytetarët të cilët kanë çfarëdolloj pyetjesh lidhur me financat, pyetje për buxhetin, normat e interesit dhe kalkulimin e tyre, kursimet, sigurimet etj të marrin përgjigje të drejtpërdrejta nga punonjësit përgjegjës për këto çështje. Ministria e Financave është e përfshirë në mënyrë aktive në projektet për edukim financiar, dhe në të ardhmen planifikojmë trajnime edhe për grupe të caktuara” - tha ministri Dragan Tevdovski.
Guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Z. Dimitar Bogov, potencoi rëndësinë e edukatës financiare për stabilitetin e sistemit financiar.
“Para dhjetë viteve, ishte pothuajse e paimagjinueshme të organizohet një ngjarje e këtillë, por tani, në vendin tonë, dy vite radhazi organizohet një ngjarje me qëllim transferimin e njohurive themelore nga sfera financiare, dhe natyrisht që ne edhe më tej do të vazhdojmë me aktivitete të këtilla. Nëse në të kaluarën kërkoheshe që qytetarët të posedojnë aftësi themelore edukative, tani çdokush duhet, ndër tjerash të posedojë edukim digjital dhe financiar. I ftoj të gjithë të interesuarit të vizitojnë këtë ngjarje treditore multimediale dhe të mësojnë më shumë nga sfera financiare, me çka do të mund të marrin vendime të drejta dhe të mësojnë si më mirë të mbrohen nga rreziqet.” - tha Guvernatori i BPRM-së.
Kryetari i Këshillit të Ekspertëve nga Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimeve, z. Klime Poposki, theksoi se kompanitë e sigurimeve janë shumë të rëndësishme për qytetarët dhe se tani mund të marrin përgjigje për të gjitha pyetjet.
“Jemi të rrethuar me një numër të madh rreziqesh që shumë më shpesh dhe fuqi më të madhe ndikojnë negativisht mbi gjendjen financiareve të popullatës dhe firmave. Edukimi financiar synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndikimin e padëshirueshëm të rreziqeve dhe njohjen e sigurimeve si një instrument më i mirë dhe më efikas për trajtimin e tyre.” - tha z. Klime Poposki.
Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional, z. Bulent Dervishi, theksoi se edhe në të ardhmen do të mbështesin projekte të këtij lloji.
“Deri tani kemi mbështetur shumë projekte fokusi i së cilëve është edukimi financiar i qytetarëve, dhe me një kënaqësi të veçantë gjithashtu e mbështesim edhe këtë ngjarje e cila, nga njëra anë mundëson që qytetarët të marrin informacione të dobishme financiare, dhe nga ana tjetër, ne si institucione shtetërore të jemi më pranë qytetarëve, më transparent transparent dhe më të hapur në mënyrën se si punojmë.” - tha z. Bulent Dervishi.
Sipas organizatorëve, kjo ngjarje treditore është e mbushur me shumë aktivitete të cilat mundësojnë edukim financiar për të gjithë vizitorët: “Gjatë ngjarjes, përmes ekspozitës, vizitorët do të mund të informohen për të gjithë parametrat financiar lidhur me tema të caktuara të cilat i tanogojnë, pjesëmarrësit do të prezantojnë prodhime të caktuara, si dhe argëtim të madh për të rinjtë me përfshirjen e tyre në projektet me anë të së cilëve që në moshë të hershme do të ndikohet mbi edukimin e tyre financiar përmes aktiviteteve financiare-edukative. Panelet multimediale do të jenë të hapur nga ora 12 deri në ora 20.” - thanë nga Skopje City Mall.
“Ditët e Edukimit Financiar” organizohen nga Skopje City Mall në bashkëpunim me Trupin Koordinues të Institucioneve Regullatore për Edukim Financiar në Republikën e Maqedonisë, Bankën Popullore te Republikës së Maqedonisë, Ministrinë e Financave, Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimeve, Komisionin për Letra me Vlerë dhe Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional.
Në këtë ngjarje multimediale do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve financiare siç janë: Banka, kursimore, kompani të sigurimeve, kompani për menaxhim të fondeve investuese, kompani për menaxhim me fondet pensionale dhe institucione mikrofinanciare.