Shkup, 11 dhjetor 2025
- Afatizimi i instrumentit bazë monetar – bonot e thesarit shkurtohen në shtatë ditë
- Depozita e disponueshme shtatë ditore shfuqizohet.
- Futet një korridor simetrik i normave të interesit të depozitit të disponueshëm dhe të kredisë njëditore në lidhje me normën e interesit të bonove të thesarit si bazë e normës së interesit të Bankës Popullore
- Përshkruhet publikimi i rregullt i ndryshimeve të pritura te likuiditeti në sistemin bankar
Në mbledhjen e Këshillit, të mbajtur më 5 dhjetor 2025, u miratuan ndryshime rregullative sipas të cilave Banka Popullore do të fillojë me zbatimin e vendosjes së re operative të instrumenteve monetare, zbatimi i së cilës do të fillojë nga 24 dhjetori 2025. Ndryshimet nënkuptojnë modernizimin e kornizës operative, në pajtim me praksat më të mira të bankave qendrore për zbatimin e politikës monetare.
Instrumenti bazë nëpërmjet të cilit do të dërgohen sinjalet për vendosjen e politikës monetare edhe më tej do jenë bonot e thesarit, por afatizimi i tyre do të ulet në shtatë ditë. Ankandet e bonove të thesarit, të cilat do të organizohen një herë në javë, të mërkurën, do të zbatohen me zbatimin e tenderit me shuma (normë fikse të interesit dhe shumë të kufizuar të ofertës). Banka Popullore do të caktojë shumën që do të ofrohet në ankand në pajtim me kushtet aktuale dhe të parashikuara të likuiditetit në sistemin bankar. Në këtë pikëpamje, shkaku i informimit në kohë të pjesëmarrësve të tregut, Banka Popullore në bazë të rregullt javore do ti ndajë pritjet për ndryshimin e likuiditetit në sistemin bankar.
Instrumenti depozit i disponueshëm shtatë ditor te Banka Popullore shfuqizohet dhe për menaxhimin optimal të likuiditetit në bazë ditore, bankat dhe kursimoret do të vazhdojnë të shfrytëzojnë depozitin e disponueshëm shtatë ditor. Në kornizën e re operative, norma e interesit të depozitit të disponueshëm njëditorë lidhet me normën e interesit të bonove të thesarit, në nivel më të ulët për 50 pikë bazë dhe do të ndryshohet në pajtim me ndryshimin e normës së interesit të instrumentit bazë, në të njejtën mënyrë që ndrohet norma e interesit e kredisë të disponueshme njëditore. Me këtë, nga normat e interesit të depozitit të disponueshëm dhe kredisë njëditore formohet një korridor simetrik lidhur me normën bazë të interesit në kuadër të së cilës kornizat do të lëviznin normat e interesit të tregut të parave.
Në rast të rënies më të konsiderueshme të pozitës strukturore të likuiditetit në sistemin bankar, Banka Popullore do të mundësojë një operacion rregullues të likuiditetit. Ky instrument do të aktivizohet vetëm në fund të periudhës së rezervës së detyrueshme.
Qëllimi i kalimit drejt kornizës së re operative është forcimi i mekanizmit sinjalizues të instrumentit bazë të politikës monetare – bonot e thesarit. Ndryshimi do të mundësojë kalimin më të drejtpërdrejtë të sinjaleve monetare nga ndryshimet e normës bazë të interesit deri te normat e interesit të tregjeve të parave, si kanal i parë i kalimit të efekteve nga vendosja e politikës monetare.