Shkup, 11 prill 2021
Përkundër sfidave të pandemisë, Banka Popullore vazhdimisht publikon të dhëna statistikore me cilësi të lartë, të cilat janë të harmonizuara me standardet më të larta ndërkombëtare të përmbushura nga vetëm 26 vende të botës. Me rëndësi të veçantë është publikimi i parë i statistikës së llogarive financiare në fund të vitit të kaluar. Është e rëndësishme që Banka Popullore i dorëzoi hulumtimet statistikore pa vonesë, duke ruajtur cilësinë.
Këto janë disa nga konstatimet e takimit të një pjese të ekipit të Bankës Popullore me ekipin e Departamentit për Statistika të FMN-së, në kuadër të Takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore
Në takim u theksua se është e rëndësishme që banka e jonë qendrore të jetë ndër bartësit e hulumtimeve statistikore, të cilat jo vetëm që nuk i ndërprenë gjatë krizës, por gjithashtu bënë përmirësime metodologjike dhe prezantuan të dhëna të reja më të hollësishme. Siç u theksua, gatishmëria e tillë është e rëndësishme, sepse nevoja për të dhëna më granulare rritet çdo ditë, dhe ato do të jenë në gjendje të sigurohen në të ardhmen vetëm nga bartësit e hulumtimeve statistikore të cilët janë të gatshëm të ndjekin standarded dhe praktikat e reja. Në këtë kontekst, ata diskutuan mbi sfidat e perceptuara të mëtejshme në fushën e statistikës, sipas pikëpamjeve të FMN-së deri më tani.
Në takimet në kuadër të Takimeve pranverore të mbajtura deri më tani, u konstatua se bashkëpunimi ndërmjet Bankës Popullore dhe FMN-së në nivelin operacional të ekspertëve është i shkëlqyeshëm dhe ata diskutojnë për fusha në të cilat mund të arrihet bashkëpunim i mëtejshëm. Ndryshe, në periudhën e kaluar, Banka Popullore ka marrë mbështetje teknike nga FMN-ja në gjashtë fusha.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}