Shkup, 11 mars 2023
“Shtrëngimi i politikës monetare, që është fenomen global, është i nevojshëm shkaku rënies së pritjeve inflacioniste dhe për stabilizim të inflacionit si parakusht për rritje të qëndrueshme. Ballafaqohemi me ciklin më të sinkronizuar të shtrëngimit të politikës monetare nga ana e bankave qëndrore në 50 vitet e kaluara. Rritja e normave bazë të interesit mundet në afat të shkurtë të ketë efekt mbi aktivitetin ekonomik, por duhet të kemi parasysh se politikat makroekonomike nuk janë zëvendësim për politikat strukturore, të cilat janë kyçe për rritjen e potancialit për rritje”, thotë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, në intervistë për revistën e Bankës Qëndrore të Polonisë “Vëzhguesi financiar”.
Guvernatorja thekson se megjithatë forca e reagimit dhe llojit të instrumentëve të cilët përdoren nga ana e bankave qëndrore varen nga faktorët që ndikojnë mbi inflacionin, veçanërisht nga hendeku i prodhimit, nga lloji i instrumenteve monetare dhe nga strategjia monetare. Duke i marrë parasysh ngjarjet gjeopolitike, rritje ekonomike sigurisht që do të ngadalësohet, por sa do të jetë ngadalësimi varet nga: kohëzgjatja e tronditjeve globale ndaj të cilave nuk mund të ndikojmë, ndjeshmëria e tronditjeve globale (ndaj të cilave mund të ndikojmë, por në afat të mesëm), si dhe nga koordinimi dhe efektiviteti i politikave makroekonomike. Në afat më të gjatë, rruga e rritjes do të varet para së gjithash nga shpejtësia e zbatimit të reformave strukturore.
Në intervistë guvernatorja foli edhe për rrezikun e ngadalësimit të globalizimit, e cila deri tani kishte një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike të ekonomive, veçanërisht ekonomive më të vogla si kjo e jona. Njëkohësisht, theksoi se të dhënat e disponueshme të rrjedhave globale tregtare dhe financiare për momentin nuk shfaqin ndryshime më të mëdha. Gjithashtu, pas rënies së madhe të tregtisë botërore në periudhën e pandemisë, pasoi një proces i rimëkëmbjes edhe përkrah numrit të zmadhuar të barierave tregtare. Megjithatë, nuk duhet të nënvlerësohet rreziku i ndryshimeve afatmesme të drejtimit, strukturës dhe në dimensionin gjeografik të globalizimit.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}