Shkup, 11 shkurt 2023
Zhvillimet aktuale gjeopolitike mund të kenë pasoja afatgjata mbi globalizimin dhe kjo në veçanti mund të ndikojë negativisht në ekonomitë më pak të zhvilluara. Këtë e theksoi guvernatorja Angellovska-Bezhoska, e cila udhëhoqi diskutimet në panelin me temën “Tensionet gjeopolitike dhe sfidat afatgjata makroekonomike”, ku morën pjesë ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hop Schefer dhe anëtarja e Këshillit të Bankës Qendrore Hollandeze, Fike Sixhbesma. Panel diskutimi i kryesuar nga guvernatorja është njëri nga dy panelet në Konferencën e nivelit të lartë "Sfidat makroekonomike në një botë me tensione gjeopolitike, inflacion të lartë dhe pabarazi", të organizuar nga Banka Qendrore e Holandës, ku morën pjesë Kristallna Georgieva, drejtoreshë e FMN-së, guvernatorë dhe përfaqësues të tjerë të lartë nga bankat qendrore të vendeve anëtare të konstituencës holandeze-belge në kuadër të FMN-së, si dhe zëvendësguvernatorja Emilia Nacevska.
Në hyrje të saj, guvernatorja theksoi se në Raportin e fundit mbi Rreziqet Globale të Forumit Ekonomik Botëror, konfliktet gjeo-ekonomike përfshihen në tre rreziqet më të rëndësishme globale, së bashku me krizën e kostos së jetesës, si dhe ndryshimet klimatike. Një nga kërcënimet kryesore që vjen nga tensionet gjeopolitike është fragmentimi global, i cili do të humbiste përfitimet e procesit afatgjatë të integrimit ekonomik global.
Globalizimi ka sjellë shumë përfitime. Nëpërmjet integrimit në rritje tregtar, financiar dhe teknologjik, të ardhurat globale janë rritur në katër dekadat e fundit, sipas disa vlerësimeve, deri në 10 % shtesë të PBB-së në një dekadë. Kjo është veçanërisht e dukshme në ekonomitë më pak të zhvilluara, ku globalizimi është forca lëvizëse e konvergjencës së të ardhurave dhe nxjerrjes nga varfëria e më shumë se një miliard njerëzve, siç dëshmohet nga fakti i reduktimit të niveleve të varfërisë nga 43,6 % në vitin 1981 në më pak se 10 % në vitin 2019. Gjithashtu, globalizimi është një nga faktorët e rëndësishëm për arritjen e një rënie të ndjeshme të inflacionit global në periudhën para pandemisë”, tha Angellovska-Bezhoska.
Pandemia dhe këtë vit lufta në Rusi, paraqesin një provë të rëndësishme të globalizimit. Kostot e fragmentimit të tregtisë, procesi i kundërt i globalizimit, vlerësohen në 0,2% deri në 7% të PBB-së, dhe nëse fragmentimi i tregtisë pasohet nga fragmentimi i teknologjisë, madje deri në 12 % të PBB-së. Efektet e kësaj janë më të theksuara në ekonomitë në zhvillim, veçanërisht në ato të vogla, të cilat varen nga ato më të mëdha për tregti dhe teknologji.
“Këto lëvizje në nivel global janë të rëndësishme për ekonomitë e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, ku lëvizja e lirë e mallrave, financave, teknologjive dhe njohurive janë forca lëvizëse e rritjes ekonomike dhe konvergjencës,theksoi guvernatorja dhe vuri në dukjese integrimi tregtar i këtij grupi vendesh në dy dekadat e fundit, ka kontribuar në rritjen e PBB-së me 40 pikë përqindje shtesë (p.p.), ndërsa integrimi financiar ka kontribuar me 30 p.p. në dekadën e fundit.
Duke pasur parasysh situatën aktuale me konvergjencë tashmë të ngadalsuar dhe nevojën për t’iu përgjigjur sfidave të fundit, siç është transformimi digjital dhe energjetik i ekonomive, rajonit i nevojitet ndërveprim dhe integrim i fortë me ekonomitë e zhvilluara evropiane përfundoi Angellovska-Bezhovska.