Shkup, 10 dhjetor 2025
Banka Popullore rikujton studiuesit e rinj që është i hapur Konkursi për Çmimin Vjetor për punimin më të mirë në fushën e makroekonomisë dhe bankave dhe sistemeve bankare për vitin 2026. Çmimi synon të inkurajojë zhvillimin e mendimit shkencor dhe prodhimin e punimeve kërkimore cilësore në këto fusha, si dhe të promovojë profesionistët e rinj.
Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të moshës deri më 35 vjet. Punimet duhet të kenë një përmbledhje të ekonomisë maqedonase dhe të mos kalojnë 80.000 karaktere, me strukturë shkencore standarde të rekomanduar. Mund të aplikoni edhe me punime të botuara tashmë, por jo para 1 janarit 2024.
Aplikimi kryhet në mënyrë elektronike, në email adresën: [email protected], në formatin Word, me shënimin "Për Çmimin Vjetor të Bankës Popullore". Autorët paraqesin edhe biografi të shkurtër. Të gjitha dokumentet trajtohen si materiale konfidenciale.
Një autor mund të paraqesë vetëm një punim, në maqedonisht, shqip ose anglisht.
Punimet do të vlerësohen sipas kritereve të shumta, duke përfshirë rëndësinë e temës, cilësinë e analizës, qasjen metodologjike dhe qartësinë e përfundimeve.
Afati i fundit i dorëzimit është 1 shkurti 2026. Çmimi vjetor për punimin e vendit të parë është 130.000 denarë, ndërsa për punimin e vendit të dytë është 65.000 denarë.
Konkursi është i disponueshëm në faqen e internetit të Bankës Popullore në linkun e mëposhtëm: https://www.nbrm.mk/ns-newsarticle-soopstenie-17062025-2.nspx.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}