Shkup, 10 maj 2021
Ekonomia maqedonase karakterizohet me inflacioni i ulët dhe stabiliteti financiar si rezultat i ndjekjes së një politike të besueshme financiare dhe makroekonomike, në përputhje me strategjinë e kursit të këmbimit të qëndrueshëm të denarit ndaj euros. Denari është i qëndrueshëm dhe në planin afatgjatë nuk ka asnjë faktor që mund të ndikojë në çrregullimin e stabilitetit të tij. Sektori bankar ka një bazë të fortë dhe ka treguar qëndrueshmëri në periudha të zgjatura të pasigurisë politike dhe gjatë goditjeve të konsiderueshme ekonomike, përfshirë edhe gjatë pandemisë së koronavirusit. Duke ulur normën bazë të interesit, Banka Popullore siguroi likuiditet që siguroi mbështetje më të madhe të kredisë për ekonominë. Politika monetare pritet të mbetet e relaksuar edhe gjatë vitit të ardhshëm.
Këto janë një pjesë e vlerësimeve dhe përfundimeve në raportin e fundit të Agjencisë për vlerësimin e kredisë „Fitch“ për vendin tonë, në të cilin Agjencia e jep analizën e saj të kredisë.
Sa i përket monedhës vendase, në raportin e „Fitch“ theksohet se de facto regjimi fiks i denarit me euron është mirë i vendosur dhe se përgjigja e Bankës Popullore në periudhën e kaluar që nga fillimi i korona krizës këtej është në përputhje me politikat për shmangien e presioneve valutore.
Në raport, veçmas theksohet rëndësia e lehtësimit monetar që nga marsi i vitit të kaluar këtej duke synuar mbështetje të forcuar të kredisë për sektorin real. Në të njëjtën kohë, vlerësohet se presionet e inflacionit mbeten të moderuara, duke pasur parasysh normën prej 2,1% në bazë vjetore në mars. Duke pasur parasysh politikën e Bankës Qendrore Evropiane presim që politika monetare të mbetet e relaksuar edhe gjatë viteve 2021-2022 - theksojnë nga „Fitch“.
Raporti thekson se gjatë periudhës së kaluar, sektori bankar nuk ka përjetuar presione mbi likuiditetin, aktiviteti huadhënës vazhdoi, ndërsa themelet mbetën të fortë. Sipas „Fitch“, sistemi është mirë i kapitalizuar dhe fitimprurës. Në të njëjtën kohë, theksohet se kreditë me probleme janë ulur në 3,4% në fund të vitit 2020, krahasuar me vitin 2019 kur ishin në nivelin e 4,6%.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}