Shkup, 10 shkurt 2023
Nëse qytetari e humb ose i vidhet kartela pagesore dhe me atë janë kryer transaksionet të cilat ai nuk i ka autorizuar, me ligj kufizohet shuma deri të cilën qytetari mund ti mbulojë humbjet dhe ajo shumë është 1200 denarë. Këtë e parasheh Ligji i ri i shërbimeve dhe sistemeve pagesore, në të cilin mbrojtja e konsumatorëve është çështje shumë e rëndësishme, thekson drejtori i Drejtorisë së sistemeve të pagesave në Bankën Popullore, Igor Veliçkovski, i ftuar në “Bllumberg Adria”.
“Qytetari duhet ti ndërmerr të gjitha masat e arsyeshme që ta mbrojë pin kodin e kartelës. Për shembull, nëse pin kodin dhe kartelën pagesore i mbani në vend të njejtë në portofol dhe ai u vidhet, atëherë dëmin dhe humbjen e shkaktuar nga këto transaksione të pa autorizuara, tërësisht i mbulon qytetari. Gjithashtu, duhet të njoftohet ofruesi menjëherë sapo të kuptojë se ka humbur ose i është vjedhur kartela pagesore”, thot Veliçkovski, duke theksuar nevojën për sjellje të përgjegjshme të qytetarëve gjatë trajtimit me instrumentet pagesore.
Me kornizën e re ligjore në sferën pagesore, për mbrojtjen e konsumatorëve, rregullohen në mënyrë të detajuar detyrimet e ofruesëve të shërbimeve pagesore, më sakt çfarë informacioni duhet tu jipen qytetarëve para lidhjes së marrëveshjes kornizë për përdorimin e shërbimeve pagesore dhe në atë kontekst në marrëveshjen kornizë përfshihen edhe informacionet dhe kushtet relevante të lëshimit dhe përdorimit të kartelave pagesore.
“Deri në fund të shtatorit të këtij viti, Banka Popullore në faqën e saj të internetit do të mundësojë krahasimin e tarifave të shërbimeve më përfaqësuese, pra të shërbimeve të cilat qytetarët i përdorin më shpesh nëpërmjet llogarive pagesore, ku qytetarët në një vend do të mund ti krahasojnë tarifat e çdo ofruesit dhe të vendosin se cili prej atyre ofron kushte më të favorshme për ekzekutimin e pagesave”, thot Veliçkovski.
Gjithashtu, interesat e konsumatorëve mbrohen edhe me hapjen e tregut dhe rritjen e konkurrencës. Gjegjësisht, për momentin qytetarët dhe kompanitë përdorin shërbime pagesore vetëm nga bankat, ndërsa në të ardhmen do të mund të kryejnë pagesa nëpërmjet kursimoreve ekzistuese, por edhe nëpërmjet personave juridik të rinj që do të ofrojnë shërbime pagesore, të cilët do të paraqiten në treg periudhën e ardhshme.
“Ofruesit e ri të shërbimeve pagesore do të punojnë si institucione pagesore ose si institucione për para elektronike, për të cilën do t’ju nevojitet leje nga Banka Popullore. Kushtet të cilat duhet të plotësohen për të marrë leje tashmë janë të rregulluara me ligjin e ri, kurse më detajisht janë të përshkruara me aktet nënligjore të cilat Banka Popullore i miratoi gjatë vitit 2022 dhe ajo kornizë e re është në zbatim që nga fillimi i këtij viti. Ofruesit e ri të do t’ju mundësojnë qytetarëve dhe kompanive të hapin llogari pagesore përmes së cilës do të kryhen pagesa për nevoja të ndryshme, por duke u mbështetur para tjerash në kanalet digjitale për inicim më të lehtë të pagesave, siç janë zgjidhjet për pagesat celulare, por edhe ekzekutimi i tyre më i shpejt. Kjo do ta përforconte konkurrencën e tregut të shërbimeve pagesore dhe do të kontribuojë në forcimin e inovacioneve dhe zgjidhjeve të ekzekutimit të pagesave edhe nga ana e lojtarëve ekzistues, siç janë bankat dhe kursimoret, por edhe hapësirë për uljen e tarifave, pra për ekzekutim më të lirë të pagesave”, thot drejtori i Drejtorisë së sistemeve të pagesave.