Shkup, 10 janar 2023
Sipas analizës kushtuar Digjitalizimit të Financave të Konsumatorëve dhe Edukimit Financiar në Evropën Juglindore nga Rrjeti Ndërkombëtar për Edukimin Financiar pranë Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (INFE-OECD), niveli i përfshirjes financiare digjitale në vendet e Evropës Juglindore (EJL) vitet e fundit është në rritje, por mesatarisht është ende në një nivel më të ulët në krahasim me vendet e OECD. Në të njëjtën kohë, ka pasur një rritje të përdorimit të kanaleve digjitale për zbatimin e edukimit financiar në rajonin e EJL, gjë që mundëson mbulim më të madh të popullsisë dhe një mënyrë më të lehtë të ndarjes së materialeve të edukimit financiar.
Në analizë, ndër të tjera, theksohet se Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të përmbushur nevojat dhe kufizimet e grupeve të ndryshme të popullsisë përdor mjete dhe kanale të ndryshme digjitale për edukim financiar. Theksohet përdorimi i materialeve video-edukative. Gjegjësisht, bëhet fjalë për nëntë video-edukative të animuara nga seriali: “Me Bankën Popullore në Botën e Financave” të realizuara dhe publikuara. Videot janë të disponueshme në faqen e internetit të Bankës Popullore, në rrjetet sociale dhe kanalet YouTube, si dhe në kanalet tradicionale, gjegjësisht televizionin kombëtar, me qëllim të qasjes tek publiku i gjerë. Më tej, mbajtja e kuizeve edukative online që organizohen për nxënësit e shkollave të mesme, garat që organizohen rreth lojës online "Fito dhe kurse" për nxënësit e shkollave fillore dhe ligjëratat e destinuara për grupe të ndryshme të synuara dhe të organizuara përmes mjeteve të ndryshme të videokonferencave me qëllim të plotësimit të nevojave të pjesëmarrësve.
Angazhimet e Bankës Popullore për të ndërmarrë aktivitete për përmirësimin e mëtutjeshëm të edukimit financiar dhe përfshirjes financiare do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Më shumë informacion mbi analizën mund të gjeni në: https://www.oecd.org/financial/education/Digitalisation-of-Consumer-Finance-and-Financial-Education-in-South-East-Europe-Policy-Brief.pdf
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}