Shkup, 8 tetor 2021
Si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Depozituesit Qendror të Letrave me Vlerë AD Shkup, më 8 tetor 2021, u mbajt takim midis drejtoreshës ekzekutive të Depozituesit, Darinka Damjanoviq dhe guvernatores së Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angelovska-Bezhoska.
Me këtë rast, Bankës Popullore iu nda pllakatë mirënjohjeje për 20 vitet e bashkëpunimit të ndërsjell të suksesshëm midis dy institucioneve.
Gjegjësisht, Banka Popullore ka rol kyç në kryerjen e një prej funksioneve më të rëndësishme të Depozituesit - shlyerjen monetare në tregtimin e letrave me vlerë, si dhe organizimin e tregut primar dhe sekondar të letrave me vlerë të qeverisë, duke kontribuar kështu në stabilitetin e këtij segmenti të tregut të kapitalit. Përveç kësaj, të dy institucionet kanë bashkëpunim të frytshëm në përgatitjen dhe zbatimin e projekteve me qëllim të ruajtjes dhe zhvillimit të sistemeve të pagesave të qëndrueshme dhe moderne në fushën e shlyerjes së transaksioneve të letrave me vlerë të cilat nënshkruhen në Bursën maqedoanse të letrave me vlerë dhe në Tregun përmes sportelit të organizuar nga Banka Popullore e RMV.
Bashkëpunimi midis Depozituesit dhe Bankës Popullore është intensiv edhe në fushën e statistikave, duke siguruar të dhëna në kohë dhe cilësore për letrat me vlerë të tregtuara në vend. Informacioni nga Depozituesi qendror përdoret për përgatitjen e të dhënave statistikore në përputhje me standardet e përcaktuara kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat janë bazë për marrjen e vendimeve të bazuara në dëshmi (fakte) në fushën e politikës monetare dhe ekonomike.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}