Shkup, 8 korrik 2021
Kriza e Kovid-19 çon drejt transformimit të ekonomive tradicionale në ekonomi më të mençura, më të digjitalizuara, përfshirëse dhe më të gjelbërta. Në kushte të tilla, kur shërbimet fintek gjithnjë e më shumë janë pjesë e realitetit tonë, nevoja për një nivel më të lartë të edukimit financiar, si parakusht edhe për përfshirje financiare, do të jetë edhe më e theksuar. Mirëpo, kjo nënkupton edhe nevojë për një aktivitet më të madh për mbrojtjen e konsumatorëve. Rregullatorët financiar të përgatitur i pritën këto sfida – disa vite më parë e filluan procesin e përgatitjes së Strategjisë së parë nacionale për edukim financiar dhe përfshirje financiare, në kuadër të projektit pesëvjeçar pranë OECD-së (INFE-OECD). Sot, u bë miratimi dhe promovimi i Strategjisë. Ajo i referohet periudhës 2021-2025 dhe tejkalon qëllimin e projektit në kornizat e së cilit parimisht ishte e përgatitur, ngase i referohet jo vetëm edukimit financiar, por edhe përfshirjes financiare, duke pasur parasysh kushtëzimin dhe ndërlidhshmërinë e tyre të ndërsjellë.
Në eventin, me rastin e miratimit të saj u drejtuan përfaqësues të të gjithë rregullatorëve financiar guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, ministri i financave, Fatmir Besimi, kryetari i Këshillit të eskeprtëve të Agjensionit për mbikëqyrjen e financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS), Maksud Ali, kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë së mbikëqyrjes së sigurimeve, Krste Shajnoski dhe komisionari i Komisionit të letrave me vlerë (KLV), Kiril Jovanovski.
„Edukimi financiar është edhe në bazën e stabilitetit financiar, në veçanti i shprehur pas krizës globale financiare të vitit 2008/2009, që në pjesën më të madhe ishte pasojë e rritjes së rreziqeve për shkak të vendimeve të këqija financiare. Mirëpo, procesi i edukimit financiar nuk mund të zhvillohet në mënyrë turbulente. Ai kërkon informata, drejtime, këshilla, por para së gjitha qasje të sistematizuar. Andaj nevojitet qasje e koordinuar në nivel nacional, respektivisht kornizë strategjike e cila e vë në dukje rëndësinë e edukimit, mundëson përfshirje dhe koordinim të të gjitha palëve relevante dhe definon hartën e aktiviteteve për një arritje më efektive të qëllimeve. Kjo na çon drejt Strategjisë për edukim financiar dhe përfshirje financiare, të cilën e miratuam sot. Qasja strategjike dhe sistematike ndaj çështjes së edukimit financiar është edhe më e rëndësishme në këtë kohë të re të revolucionit në sferën e shërbimeve financiare – FinTek” theksoi në fillim të fjalimit të saj, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, pas çfarë edhe iu referua aktiviteteve të veçuara të parapara me Strategjinë.
Ajo theksoi se për dizajnim përkatës të Strategjisë, parakushti kryesor ishte vlerësimi i nivelit aktual të edukimit financiar, për çfarë u inicua edhe matja e parë e nivelit të edukimit financiar sipas metodologjisë së OECD-së, sipas së cilës popullata ka realizuar 56% të vlerës maksimale, gjë që u konfirmua edhe gjatë matjes së dytë të realizuar në kuadër të projektit. Ky nivel është i krahasueshëm me vendet e rajonit, megjithatë krahasuar me vendet e zhvilluara potencon një hapësirë të konsiderueshme për përmirësim.
Ministri i financave Fatmir Besimi theksoi se Strategjia është e rëndësishme për dy arsye: së pari, sepse edukimi dhe përfshirja financiare janë bazë për stabilitetin e sistemit financiar, dhe e dyta, që të arrihen rezultate më të mira në këtë fushë, duhet të veprohet sipas parimit SMART respektivisht të vendosen qëllime të qarta, strategji e mirë dhe plan për realizim.
„Me një proces të koordinuar të edukimit financiar, i cili do ti përfshijë edhe institucionet edhe subjektet juridike të cilat mund të japin kontribut, në periudhë afat-mesme mund të arrihen rezultate më të mira në lidhje me edukimin financiar të popullsisë. Me këtë do të përmirësohet efektiviteti i pjesëmarrjes së tyre në sektorin financiar, ndërsa njëkohësisht edhe do të mbrohen si konsumatorë të cilët kanë më shumë informata dhe më të mira. Prej përvojave më të mira për avancim të përfshirjes financiare, mund të lehtësohet qasja për më shumë kategori. Rritja e përfshirjes financiare është me rëndësi të veçant për ekonominë, pasi që siguron qasje në kapital, që tërheq investime dhe konsum, dhe që rezulton me aktivitet të zmadhuar ekonomik.” theksoi ministri i financave, Besimi.
Ministri theksoi se nga aspekti i përmirësimit të qasjes deri te shërbimet financiare, së shpejti do të fillon Fondi garantues përmes së cilit do të zbatohet skema garantuese shtetërore, e cila do të lehtësojë qasjen deri te kapitali për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Fondi, nga njëra anë, do të kontribuojë për oferta të produkteve të reja në sistemin financiar me rrezik më të vogël për bankat dhe shtëpitë e kursimit, ndërsa nga ana tjetër do të sigurojë qasje deri te kapitali për ata të cilët më vështirë arrijnë deri te kreditë, respektivisht sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Kryetari i këshillit të ekspertëve të ASO, Krste Shajnoski, theksoi se përshpejtimi i procesit të edukimit dhe përfshirjes financiare është veçanërisht i rëndësishëm nëse merret parasysh niveli i ulët i zhvillimit të tregut të sigurimeve në segmentin e sistemit financiar.
„Sjellja e strategjisë si një dokument formal do të mundësojë realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta, siç janë sigurimi i rritjes dhe zhvillimit të tregut financiar, diversifikimi i gjerë dhe qasje e shërbimeve financiare deri te çdo individ, familje, biznes i vogël ose i madh, sektor shtetëror, dhe e gjithë kjo me çmime korrekte. Ky qëllim do të zbatohet vetëm nëse sigurojmë funksionim të institucioneve të shëndosha financiare që udhëhiqen dhe kontrollohen nga kuadro profesionale, që me sukses baraspeshon realizimin e qëlllimeve të udhëhequra nga interesi për realizimin e fitimit, nga njëra anë, dhe sigurimin e ciësisë së shërbimeve të ofruara financiare dhe raport korrekt ndaj shfrytëzuesve të shërbimeve financiare nga ana tjetër.” porositi Shajnoski.
„Duke u udhëhequr nga parimi themelor se edukimi financiar është investim afatgjatë për gjithë shoqërinë dhe për vendin, si dhe për individin i cili më lehtë dhe më sigurtë do të mund të sjell vendime të shëndosha financiare dhe të jetojë një jetë më cilësore, jam i bindur se me miratimin e Strategjisë si një dokument gjithëpërfshirës, sigurojmë një planifikim të mençur dhe efikas të të gjitha aktiviteteve tona të ardhshme dhe resurse në pjesën e zhvillimit të edukimit financiar dhe përfshirjes financiare të tërë popullatës në vendin tonë, dhe veçanërisht tek të rinjtë si grupi më i rëndësishëm i synuar. Pikërisht për këtë, MAPAS konsideron se është me rëndësi të veçant edhe përfshirja e sektorit joqeveritar dhe privat në zbatimin dhe realizimin e qëllimeve të Strategjisë. Në atë mënyrë do të sigurojmë një edukim financiar më gjithëpërfshirës dhe rritje të përfshirjes financiare të popullsisë.” theksoi kryetari i Këshillit të ekspertëve të MAPAS, Maksud Ali.
„Në kushte të globalizimit, zgjedhja dhe qasja e madhe e produkteve financiare, edukimi financiar mbetet një nga prioritetet e bartësve të politikave ekonomike. Gjegjësisht, duhet të theksohet se aftësia për pëpunim të informatave të shumta rritet me ngritjen e nivelit të njohjes së instrumenteve të ndërlikuara financiare. Kështu që, insistimi për qartësi dhe transparence të lartë nga ana e pjesëmarrësve në sistemin financiar duhet të përcillet me njohuri përkatëse nga ata që kërkohet transparenca. Intensifikimi i edukimit dhe përfshirjes financiare nënkupton edhe rritje të sektorit financiar në zhvillimin ekonomik. Duke pasur parasysh të gjitha këto, KLVRMV-ja thekson se me të gjitha kapacitetet e veta do të angazhohet për ngritjen e edukimit financiar, në veçanti për çështjet lidhur me tregun e letrave me vlerë.” theksoi Kiril Jovanovski në emër të KLV-së.
Me Strategjinë, ndër të tjera parashihet zhvillimi i programeve të posaçme arsimore për grup - mosha të ndryshme, nga më të rinjtë e deri më të moshuarit, duke pasur parasysh se edukimi si një proces gjatë tërë jetës dhe në veçanti dinamikën e financave në ditët e sotme. Programet arsimore duhet të jenë në përputhje me Kompetencat bazë për edukim financiar, si një dokument i posaçëm i paraparë me Strategjinë, i cili është në përpilim e sipër. Me qëllim të krijimit të një kornize e cila do të sigurojë koordinim përkatës të aktiviteteve, shkëmbim të informatave, si dhe edukim cilësor, objektiv dhe të paanshëm fnanciar nga të gjithë dhënësit potencial, tashmë punohet në përpilimin e një Kodi të praktikave të mira për edukim financiar, me përfshirje të rregullatorëve, institucioneve private financiare dhe asociacioneve qytetare. Përcjellja e zbatimit të aktiviteteve të parapara është parashikuar që të zvhillohet përmes një grupi të punës me pjesëmarrës të kyçur nga rregullatorët, sektori privat dhe civil, që do të përforcojë bashkëpunimin dhe do mundësojë alokim optimal të resurseve të disponueshme ndaj qëllimeve të vendosura.
Në periudhën e ardhshme, kujdes i veçantë do t’i dedikohet aktiviteteve në lidhje me mbrojtjen e konsumatorëve, në segmentet e veçanta financiare, e cila gjithashtu është në favor të përfshirjes më të madh financiare në të ardhmen. Një pjesë e aktiviteteve të parapara në fushëveprimin e mbrojtjes së konsumatorëve janë në anën e rregullatorëve, ndërsa një pjesë në anën e sektorit privat financiar, ku edhe një herë potencohet bashkëpunimi i domosdoshëm, si parakusht për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të parapara. Është paraparë edhe shqyrtimi i mundësive alternative për zgjidhjen e kontesteve eventuale me konsumatorët, përfshirë edhe shqyrtimin e mundësisë për vendosjen e Ombudsmanit, respektivisht Avokatit të popullit për sektorin financiar.
Në përputhje me Strategjinë, kujdes përkatës duhet t’i dedikohet edhe rritjes së transparencës në punën dhe në publikimin e të dhënave për shërbimet financiare nga ana e sektorit privat financiar, përfshirë edhe standardizimin e të dhënave të publikuara për një lloj të njëjtë të shërbimit.
VIDEO